Abissnet Superiore: Ahmatajn s’e kënaq pika në Shkodër: Mund të kishim fituar!
Rikthimi në Abissnet Superiore për Skënderbeun ka qenë një sukses i vërtetë ndërsa 90’ e para në elitën e futbollit shqiptar tregojnë se skuadra e Ahmatajt premton shumë.
Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e RTSH në emisionin Super Gol, Julian Ahmataj u shpreh se nga transferta në “Loro Boriçi” të besuarit e tij mund të merrnin më shumë edhe pse evituan humbjen pas disavantazhit të dyfishtë.
“Mund të kishim marrë diçka më shumë edhe pse nuk mohoj se jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit tim”, tha Ahmataj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.