Abissnet Superiore: Egnatia fiton në transfertë përballë Laçit
Egnatia ka mposhtur 2-0 Laçin në sfidën e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport. Gjithçka është vendosur në pjesën e dytë. Loukili zhbllokon ndeshjen nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Diabate vulos këtë fitore të rëndësishme të rrogozhinasve në transfertë, duke shënuar golin e dytë në minutat e fundit të takimit.
Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar dhe kanë munguar rastet e pastra për shënim në të dyja kampet. Kurbinasit nisin më mirë pjesën e dytë dhe i afrohen golit me Bidon dhe Kalajn.
Në momentin më të mirë të vendasve, një gabim i portierit Guri, i kushton shumë Laçit. Gruda rrëmben topin dhe fiton një 11-metërsh. Loukili realizon penalltinë e parë, por duhet të provojë përsëri sepse ka parregullsi në gjuajtjen e saj.
Guri pret, por Luokili godet sërish dhe dërgon topin në rrjetë. Egnatia kalon në avantazh. Laçi mundohet të reagojë, por janë sërish miqtë ata që shënojnë me Diabate, që vulos përfundimisht fatin e kësaj sfide.
Egnatia fiton 2-0 në transfertë dhe ngjitet në kuotën e 15 pikëve në klasifikim, ndërsa Laçi mbetet 7 pikë në renditje.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.