⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,150 ▲ +0.18% ETH $2,509 ▼ -0.02% XRP $1.4014 ▼ -0.42% SOL $109.8300 ▼ -0.65%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Ministrja e Arsimit akuzon Trumpin për falimentim moral ndaj Ukrainës

BERLIN, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien, ka kritikuar ashpër presidentin amerikan Donald Trump, pas thirrjes së tij për ndryshimin e presidentit të Ukrainës dhe marrëveshjes për blerjen e naftës dizel ruse.

“Për disa litra naftë diezel. Çfarë falimentimi moral”, shkroi Prien të shtunën në mbrëmje në platformën X, duke komentuar një artikull në mediat gjermane lidhur me deklaratat e Trumpit.

Më herët, presidenti amerikan pretendoi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte zgjedhur të mos i jepte fund luftës në Ukrainë, pavarësisht se kishte pasur disa mundësi për ta bërë këtë.

Ai përfundoi duke thënë se “mendoj se ka ardhur koha që Ukraina të ketë një president të ri”.

Trump akuzoi Zelenskyn se po kontribuon në mungesën e naftës diezel përmes sulmeve ndaj sektorit energjetik rus.

Më parë, Zelensky kritikoi ashpër një marrëveshje mes SHBA-së dhe Rusisë për heqjen e sanksioneve ndaj shitjes së naftës dizel ruse, duke i lejuar Moskës ta furnizojë tregun global me këtë produkt, me synimin për të ulur çmimet e larta të karburanteve.

“Lejimi i Rusisë për të shitur produkte nafte është një investim në luftë, e cila duhet të përfundojë, jo të zgjatet”, argumentoi presidenti ukrainas.

Rusia pushtoi vendin fqinj më shumë se katër vjet e gjysmë më parë, ndërsa udhëheqësi i saj, Vladimir Putin, ka refuzuar vazhdimisht propozimet për një armëpushim të pakushtëzuar.

Edhe nismat diplomatike të mëvonshme kanë dështuar.

Kushtetuta e Ukrainës nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve gjatë kohës së luftës./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.