Katër të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Novosellë të Pejës
Aksidenti ndodhi rreth orës 11:30 në rrugën "Mulla Zekë Bërdynaj"; gjendja e të lënduarve është stabile, jashtë rrezikut për jetën.
Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të komunikacionit sot në Novosellë të Pejës, siç njofton KosovaPress.
Zëdhënësi i Policisë rajonale për Pejë, Sheremet Elezaj, tha për KosovaPress se aksidenti ndodhi rreth orës 11:30 në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj” dhe se në të u përfshinë dy automjete civile.
Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore pësuan katër persona, të cilët u dërguan për trajtim mjekësor; sipas personelit mjekësor, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke hetuar rrethanat e aksidentit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.