Abissnet Superiore: Egnatia tenton “arratinë”, mund Tiranën 2-1 në Vorë
Faza e dytë e sezonit 2026-2027 nisi me ndeshjen Tirana-Egnatia. Takimi i zhvilluar në Vorë, i transmetuar në RTSH 1 HD, u mbyll me fitoren e miqve me shifrat 2-1.
Hazrollaj kaloi Tiranën në avantazh që në të 4’, por kampionët në fuqi reaguan duke barazuar shifrat në të 20’ me Loukili, i cili rrezikoi edhe katër minuta më vonë me një goditje nga jashtë zone.
Në pjesën e dytë Tirana humbi shumë në ritëm ndërsa Egnatia ia doli që të shënonte edhe golin e fitores. Diabate i ndihmuar edhe nga Bekaj gjeti rrugën e rrjetës për t’i dhënë kështu fitoren e tetë Egnatias, e cila ruan vendin e parë me 24 pikë në 10 ndeshje. Falë kësaj fitoreje ekipi i Dedes i shkëputet katër pikë Teutës, e cila nesër pret Partizanin. Ndërsa Tirana mbetet në vendin e katërt me 12 pikë. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.