☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,097 ▲ +0.64% ETH $2,269 ▲ +0.73% XRP $1.2503 ▼ -0.41% SOL $94.7000 ▼ -1.4%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
roze

Fitore e madhe për Raye, shpallet artistja më e mirë në Mercury Prize 2026

Fitore e madhe për Raye, shpallet artistja më e mirë në

Këngëtarja britanike Raye është shpallur fituese e çmimit prestigjioz Mercury Prize 2026, duke triumfuar në një konkurrim të fortë për albumin e saj të dytë, “This Music May Contain Hope”

Artistja mori trofeun gjatë ceremonisë së zhvilluar më 22 tetor në Utilita Arena, në Newcastle, duke lënë pas emra të njohur të muzikës, mes tyre Paul McCartney, Florence + The Machine, Olivia Dean dhe Suede.

Fitorja shënon një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e këngëtares, e cila me albumin e saj të ri ka sjellë një ndërthurje të veçantë të zhanreve muzikore, nga jazz-i dhe soul-i te R&B dhe muzika klasike.

Në momentin e marrjes së çmimit, Raye nuk i fshehu emocionet dhe u shfaq e përlotur në skenë.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë sa mirënjohëse jam që po e mbaj këtë çmim. Po dridhem, jam e lodhur, por jashtëzakonisht mirënjohëse”, u shpreh ajo gjatë fjalimit të saj.

Këngëtarja foli gjithashtu për rëndësinë e albumeve dhe rrugëtimin e vështirë që ka kaluar për të arritur deri këtu, duke kujtuar edhe periudhën kur nuk kishte mundësi të publikonte muzikën që dëshironte.

Ajo theksoi se albumi i saj përcjell një mesazh shprese, një ndjenjë për të cilën, sipas saj, të gjithë kanë nevojë.

Raye arriti të triumfojë mes 12 artistëve dhe projekteve muzikore të përzgjedhura për këtë edicion. Në garë ishin edhePaul McCartney me albumin “The Boys of Dungeon Lane”, Olivia Dean me “The Art of Loving”, Florence + TheMachine me “Everybody Scream” dhe JADE me “That’s Showbiz Baby!”.

Çmimi Mercury Prize konsiderohet një prej vlerësimeve më të rëndësishme në industrinë muzikore britanike dheirlandeze, ndërsa fituesja përfiton edhe një shpërblim prej 25 mijë paundësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.