☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,702 ▼0.55%
DOW 52,203 ▼0.52%
NASDAQ 26,136 ▼1.56%
NAFTA 102.26 ▼0.51%
ARI 4,021 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,883 ▼ -0.07% ETH $2,333 ▼ -0.79% XRP $1.2889 ▼ -2.79% SOL $100.7700 ▼ -1.2%
S&P 500 7,702 ▼0.55 % DOW 52,203 ▼0.52 % NASDAQ 26,136 ▼1.56 % NAFTA 102.26 ▼0.51 % ARI 4,021 ▼0.75 % S&P 500 7,702 ▼0.55 % DOW 52,203 ▼0.52 % NASDAQ 26,136 ▼1.56 % NAFTA 102.26 ▼0.51 % ARI 4,021 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Abissnet Superiore: Laçi dhe Elbasani ndahen në paqe

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida Laçi-Elbasani, e vlefshme për javën e parë të kampionatit. Gjithçka ndodh në pjesën e dytë. Verdheblutë kalojnë në avantazh me Hebajn, por kurbinasit përgjigjen me një perlë të Cenës. Nuk ka fitues në sfidën që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Vendasit nisin shumë mirë ndeshjen dhe gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 9-të, por goli i Kalajt anulohet për pozicion jashtë loje.

Laçi luan më mirë dhe i afrohet golit me Traore dhe Olatunde, por pa arritur që të mposhtë portierin Aleksovski. Mbyllet në barazim 0-0 pjesa e parë.

Miqtë nisin më mirë pjesën e dytë dhe i afrohen golit me Tresën. Boriçi pengohet në zonë dhe për gjyqtarin Lata s’ka dyshime: penallti për Elbasanin. Rubin Hebaj tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon miqtë në avantazh.

Laçi mundohet të reagojë dhe hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit. Bido flirton me golin, por nuk arrin që të shënojë.

Cena shënon një gol shumë të bukur dhe rikthen baraspeshën. Pavarësisht përpjekjeve në minutat e mbetura, nuk ka ndryshim rezultati dhe sfida mbyllet në barazim 1-1.

Laçi dhe Elbasani ndajnë nga një pikë në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Abissnet Superiore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.