☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.52 ▼1.23%
ARI 4,036 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,119 ▼ -1.65% ETH $2,320 ▼ -2.1% XRP $1.2920 ▼ -2.85% SOL $100.3100 ▼ -2.22%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.52 ▼1.23 % ARI 4,036 ▼0.4 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.52 ▼1.23 % ARI 4,036 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Abissnet Superiore: Sot derbi Tirana-Dinamo dhe sfida e kryesuesve Egnatia-Teuta

Java e 9-të e kampionatit të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, do të mbyllet sot me dy ndeshjet Tirana-Dinamo dhe Egnatia-Teuta. Janë dy ndeshje të forta në letër që pritet të dhurojnë emocione.

Derbi Tirana-Dinamo do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 13:30. Tirana, si skuadra pritëse, ka zgjedhur Durrësin në mungesë të një fushe në kryeqytet. Tirana vjen në këtë ndeshje pas humbjes në Shkodër me Vllazninë, kurse Dinamo pas fitores me Egnatian. Skuadra e Klafuriç mban vendin e 4-t me 11 pikë, kurse blutë janë të tretët me 15 pikë.

Në orën 18:30 luhet një tjetër ndeshje interesante, ajo mes kryesuesve të Teutës dhe Egnatias së vendit të dytë. Sfida zhvillohet në Rrogozhinë dhe vendësit, në rast fitoreje, i parakalojnë durrsakët në kreun e tabelës.

Trajneri Nevil Dede duhet të menaxhojë sa më mirë energjitë, duke pasur parasysh lodhjen që vjen edhe nga ndeshjet europiane të Egnatias. Për Teutën, që e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë, do të jetë një provë e rëndësishme force kjo me kampionët në fuqi.

Tri ndeshjet e tjera të javës së 9-të të Abissnet Superiore u zhvilluan të mërkurën, ku Elbasani mundi Partizanin 2-1, Vora fitoi 1-0 kundër Vllaznisë dhe Skënderbeu barazoi 1-1 me Laçin në Korçë.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.