Abissnet Superiore: Vendos goli i Kurtit, Laçi mposht Vorën
Pas tre humbjeve radhazi në kampionat, Laçi rigjen fitoren, pasi mposht 1-0 Vorën në sfidën e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH 2. Një gol i Kurtit në pjesën e dytë i ka dhënë 3 pikë të çmuara skuadrës kurbinase.
Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola, ndonëse të dyja skuadrat humbasin nga një penallti. Fillimisht miqtë me Karricën dhe më pas vendasit me Bibon (të dyja goditjet u pritën nga portierët kundërshtarë).
Sfida është e bukur dhe e luftuar dhe zhbllokohet nga Kurti në pjesën e dytë. laçi fiton 1-0 dhe me këtë sukses ngjitet në kuotën e 10 pikëve në klasifikim, ndërsa Vora mbetet në kuotën e 8 pikëve.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.