☁️
Tiranë 17°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,587 ▼1.73%
DOW 51,907 ▼0.83%
NASDAQ 25,435 ▼2.86%
NAFTA 104.13 ▲2.09%
ARI 3,907 ▼3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,244 ▼ -4.95% ETH $2,223 ▼ -5.63% XRP $1.2449 ▼ -4.19% SOL $94.8200 ▼ -6.98%
S&P 500 7,587 ▼1.73 % DOW 51,907 ▼0.83 % NASDAQ 25,435 ▼2.86 % NAFTA 104.13 ▲2.09 % ARI 3,907 ▼3.09 % S&P 500 7,587 ▼1.73 % DOW 51,907 ▼0.83 % NASDAQ 25,435 ▼2.86 % NAFTA 104.13 ▲2.09 % ARI 3,907 ▼3.09 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Action for Mothers and Children dhe mbështetësit dhurojnë shtretër spitalorë për Klinikën e Pediatrisë në QKUK dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti

Falë bujarisë së OST- Eastern Switzerland University of Applied Sciences, me mbështetjen e Liridona Makicës, mike e Fondacionit AMC, gjashtë shtretër spitalorë janë sjellë në Kosovë. Katër prej tyre janë dhuruar për Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK) në Prishtinë, ndërsa dy janë dhuruar për Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.

Ky donacion i përgjigjet nevojave konkrete të identifikuara në bashkëpunim me institucionet përfituese. Klinikave spitalore dhe qendrave të mjekësisë familjare në të gjithë Kosovën u nevojiten vazhdimisht përmirësime në infrastrukturë, si dhe mbështetje përmes donacioneve dhe investimeve në pajisje të domosdoshme mjekësore. Përmes partneriteteve të tilla, AMC bashkëpunon me institucionet publike shëndetësore dhe donatorët për të kontribuar në krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe profesionistët shëndetësorë.

“Fëmijët dhe familjet që kërkojnë kujdes shëndetësor meritojnë ambiente të sigurta, dinjitoze dhe të pajisura siç duhet. Çdo kontribut konkret mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm. Jemi mirënjohës ndaj partnerëve tanë që na mundësojnë t’u përgjigjemi nevojave të identifikuara së bashku me institucionet shëndetësore”, tha Rina Demiri Spahija, Drejtore Ekzekutive e AMC-së.

Dr. Alije Keka Sylaj, drejtore e Klinikës së Pediatrisë tha se “Ky donacion i përgjigjet një nevoje reale të Klinikës sonë dhe do të mbështesë drejtpërdrejt kujdesin që ofrojmë për fëmijët dhe familjet. E vlerësojmë sinqerisht këtë mbështetje të çmuar dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.”

“Jemi shumë falënderues ndaj AMC-së për donacionin e dy shtretërve, të cilët do të na ndihmojnë në përmirësimin e punës së përditshme dhe në ofrimin e shërbimeve më të mira për pacientët,” tha drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli.

AMC falënderon OST, Liridona Makicën, Klinikën e Pediatrisë në QKUK dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë.

AMC mbetet e përkushtuar në forcimin e kujdesit shëndetësor për nënat dhe fëmijët në Kosovë përmes partneriteteve, donacioneve të pajisjeve mjekësore, edukimit, zhvillimit profesional dhe avokimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.