☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,576 ▼1.87%
DOW 51,827 ▼0.98%
NASDAQ 25,379 ▼3.08%
NAFTA 104.85 ▲2.79%
ARI 3,899 ▼3.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,311 ▼ -4.67% ETH $2,244 ▼ -4.55% XRP $1.2492 ▼ -3.7% SOL $94.8800 ▼ -6.7%
S&P 500 7,576 ▼1.87 % DOW 51,827 ▼0.98 % NASDAQ 25,379 ▼3.08 % NAFTA 104.85 ▲2.79 % ARI 3,899 ▼3.27 % S&P 500 7,576 ▼1.87 % DOW 51,827 ▼0.98 % NASDAQ 25,379 ▼3.08 % NAFTA 104.85 ▲2.79 % ARI 3,899 ▼3.27 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

BBC: Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300 mijë njerëz të ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore

– Rreth 300 mijë njerëz në rajonin e Himalajeve jetojnë në ndërtesa të vendosura në zona të ekspozuara ndaj përmbytjeve të mundshme, sipas një studimi të ri shkencor, i cili paralajmëron se bumi i ndërtimeve dhe zgjerimi i vendbanimeve po rrisin rrezikun nga fatkeqësitë natyrore, raportoi BBC.

Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore “Scientific Reports”, rreth 293 800 persona mund të jetojnë në ndërtesa të vendosura në zona të rrezikuara nga përmbytjet në rajonet malore të Nepalit, Indisë dhe Kinës.

Studimi zbuloi se sipërfaqja e ndërtimeve në zonat me rrezik të lartë në veri të Nepalit, Tibetin juglindor dhe shtetin indian Uttarakhand u rrit me rreth 45% nga viti 2016 deri në vitin 2023.

Zgjerimi ishte edhe më i madh në zonat e kërcënuara, veçanërisht nga përmbytjet e shkaktuara prej daljes së liqeneve akullnajore nga shtrati i tyre, ku ndërtimet u rritën me afro 78% gjatë së njëjtës periudhë.

Studiuesit paralajmërojnë se numri i njerëzve të ekspozuar ndaj rrezikut, mund të jetë edhe më i lartë, pasi analiza përfshiu vetëm disa zona të rajonit të Himalajeve dhe jo të gjitha territoret fqinje që përballen me kërcënime të ngjashme.

Shkrirja e akullnajave përkeqëson situatën

Një nga faktorët kryesorë që shton rrezikun është ndryshimi i klimës, i cili po përshpejton shkrirjen e akullnajave, fushave të akullit dhe dëborës në Himalaje.

Rritja e temperaturave shkakton zgjerimin e liqeneve akullnajore, të cilët mund të çajnë barrierat e tyre natyrore dhe të lëshojnë sasi të mëdha uji në luginat malore.

Përmbytjet mund të shkaktohen gjithashtu nga shirat e rrëmbyeshëm gjatë musoneve, periudha sezonale me reshje intensive, si dhe nga rrëshqitjet e dheut, shkëmbinjve dhe akullit.

Sipas studiuesve, temperaturat në rajonin e Himalajeve po rriten me ritëm rreth dy herë më të shpejtë se mesatarja globale, duke shtuar paqëndrueshmërinë e shpateve malore.

Nepali ka dokumentuar rreth 30 raste të përmbytjeve të shkaktuara nga dalja e liqeneve akullnajore nga shtrati i tyre që prej vitit 1940.

Studiuesit theksojnë se ndërtimet në luginat e ngushta malore e përkeqësojnë situatën, pasi këto janë ndër të vetmet zona, relativisht të sheshta dhe të përshtatshme për ndërtimin e rrugëve, banesave dhe objekteve të tjera.

Paralajmërimet për rregullat e ndërtimit

Autori kryesor i studimit, C. Scott Watson, glaciolog në Universitetin e Leedsit në Britaninë e Madhe, paralajmëroi se vendimet për ndërtimet që po merren sot, do të përcaktojnë nivelin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore për shumë dekada në vijim.

Sipas ekspertëve, një tjetër problem është zbatimi i dobët i rregullave për ndërtimet në zonat e rrezikuara.

Në Nepal, autoritetet kanë njoftuar se po punojnë për të kufizuar ndërtimet pranë brigjeve të lumenjve.

Agjencia kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive ka bërë të ditur se do të ndalohen vendbanimet brenda një distance prej 15 metrash nga brigjet e lumit në korridorin Rasuwa-Bhotekoshi, një zonë e prekur së fundmi nga përmbytjet.

Masa të ngjashme pritet të zbatohen edhe në korridore të tjera lumore.

Ndërkohë, edhe në shtetin indian Uttarakhand, autoritetet kanë miratuar rregulla të reja për përcaktimin e zonave të përmbytjeve dhe kontrollin e ndërtimeve.

Qëllimi është mbrojtja e jetës së njerëzve, pronave dhe infrastrukturës nga dëmet e mundshme, duke ruajtur njëkohësisht rrjedhën natyrore të ujërave.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se zbatimi i këtyre masave mbetet një sfidë, për shkak të zgjerimit të shpejtë të ndërtimeve dhe interesave ekonomike që lidhen me turizmin dhe zhvillimin e infrastrukturës.

Studiuesit theksojnë se nevojiten planifikim më i kujdesshëm urban, sisteme më të mira paralajmërimi dhe kufizime më të rrepta për ndërtimet në zonat me rrezik të lartë.

Ata nënvizojnë se shifra prej rreth 293 800 personash i referohet njerëzve që jetojnë në ndërtesa të ekspozuara ndaj përmbytjeve të mundshme dhe nuk do të thotë se të gjithë do të preken patjetër nga një katastrofë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.