☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,576 ▼1.87%
DOW 51,827 ▼0.98%
NASDAQ 25,379 ▼3.08%
NAFTA 104.85 ▲2.79%
ARI 3,899 ▼3.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,311 ▼ -4.67% ETH $2,244 ▼ -4.55% XRP $1.2492 ▼ -3.7% SOL $94.8800 ▼ -6.7%
S&P 500 7,576 ▼1.87 % DOW 51,827 ▼0.98 % NASDAQ 25,379 ▼3.08 % NAFTA 104.85 ▲2.79 % ARI 3,899 ▼3.27 % S&P 500 7,576 ▼1.87 % DOW 51,827 ▼0.98 % NASDAQ 25,379 ▼3.08 % NAFTA 104.85 ▲2.79 % ARI 3,899 ▼3.27 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Gjykata Federale bllokon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria! Zbulohet shkaku, një padi ligjore ndaj sekretarit Rubio&#

Teksa të gjithë prisnin që të hapeshin aplikimet e re, një gjykatë federale ka bllokuar procesin e lotarisë amerikane.

Sipas “Newsweek”, një gjykatë federale e apelit në San Francisko të Kalifornisë ka pezulluar përkohësisht vendimin që detyronte administratën e presidentit Donald Trump të rihapte programin e vizave amerikane.

Vendimi, i marrë nga një trupë prej tre gjyqtarësh, i lejon qeverisë amerikane të mbajë të pezulluar programin deri në shqyrtimin e mëtejshëm të apelimit.

Çështja nisi pas një padie të ngritur në gusht nga firma ligjore Red Eagle Law kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për shkak të mosnisjes së regjistrimeve për lotarinë e vitit 2027.

Gjykata kishte pranuar se Departamenti amerikan i Shtetit nuk kishte dhënë shpjegime për mosnisjen e aplikimeve, duke e cilësuar këtë veprim si një anulim de fakto të programit. Megjithatë, vendimi i fundit nuk e mbyll përfundimisht çështjen. Ai vetëm pezullon zbatimin e urdhrit të gjykatës më të ulët, ndërsa procesi ligjor do të vijojë.

Përfaqësuesi i palës paditëse ka deklaruar se beteja ligjore do të vazhdojë për të mbrojtur të drejtat e personave të përzgjedhur.

Lotaria amerikane e Green Card ofron çdo vit deri në 55 mijë viza për shtetasit e vendeve me nivel të ulët emigrimi drejt Shteteve të Bashkuara.

Më 18 dhjetor 2025, administrata Trump njoftoi pezullimin e përkohshëm të programit, me urdhër të presidentit dhe përmes Sekretares së atëhershme të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.