☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,015 ▲ +0.49% ETH $2,267 ▲ +0.68% XRP $1.2509 ▼ -0.23% SOL $94.7100 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Ademi: Ka pasur 13 iniciativa për shfuqizimin e gjuhës shqipe, disa prej tyre kanë kërkuar shfuqizimin e ligjit në tërësi

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi tha se në Gjykatën Kushtetuese ka pasur 13 iniciativa për kontestimin e ligjit të gjuhës shqipe.

Në bazë të iniciativave, siç thotë Ademi në “Click Plus” ligji ka pasur sulm që të shfuqizohet në tërësi.

“Një prej kontestuesit e gjuhës shqipe është edhe OBRM-PDUKM-ja. Ka 13 iniciativa përfshirë edhe iniciativën e OBRM-PDUKM-së. Sipas referatit që kemi marrë parashihen 18 pozita të abrogohen, në nëntë nene. Ligji për gjuhët në bazë të iniciativave të dorëzuara ka pasur sulm që të shfuqizohet në tërësi.

Mbi dy baza është sulmuar Ligji për gjuhët. Është kontestuar tërësisht sepse presidenti i atëhershëm nuk e ka firmosur dhe kërkojnë tërësisht të shfuqizohet. Ndërsa baza e dytë e kontestimit ishte nen pas neni, pra të gjitha nenet janë kontestuar. Vetëm një nen nuk është kontestuar ai është neni 1 paragrafi 1 ku thotë se gjuha zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj qirilik”, tha Ademi.

Lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk përmban kuota etnike.

“Ligjin e kemi analizuar në BDI. Ky ligj është i Tanja Karakamishevës. Ky ligj nuk përmban kuota etnike, mekanizëm i cili e përcjell përfaqësimin e drejtë siç ishte balancuesi nuk ka”, tha Arbër Ademi nga BDI.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.