☁️
Tiranë 9°C · Vranët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.29 ▼8.12%
ARI 4,070 ▲3.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,304 ▲ +3.1% ETH $2,421 ▲ +5.46% XRP $1.3065 ▲ +1.91% SOL $94.9500 ▲ +1.35%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.29 ▼8.12 % ARI 4,070 ▲3.28 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.29 ▼8.12 % ARI 4,070 ▲3.28 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
05 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Ademi në Meksikë për hapjen e Botërorit 2026: Besoj fuqishëm se Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e ngjarjeve të tilla





June 2026
M T W T F S S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30  

June 10, 2026

Ademi në Meksikë për hapjen e Botërorit 2026: Besoj fuqishëm se Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e ngjarjeve të tilla


Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, po qëndron në Meksikë, ku do ta ndjekë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 ndërmjet Meksikës dhe Afrikës së Jugut.

Ademi ka theksuar se qëndrimi në Mexico City ka një simbolikë të veçantë për futbollin kosovar, pasi pikërisht në këtë vend, dhjetë vjet më parë, Kosova u pranua në FIFA, duke u bërë pjesë e familjes botërore të futbollit.

Presidenti i FFK-së ka shprehur besimin se, falë punës, përkushtimit dhe talentit të futbollistëve e futbollisteve kosovare, Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e ngjarjeve më të mëdha të futbollit botëror.

Ja postimi i plotë i tij:

Në qytetin me simbolikë të veçantë për futbollin tonë, aty ku para dhjetë vjetësh Kosova u pranua në familjen botërore të futbollit.

Me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, ndodhem në Meksikë për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, Meksika–Afrika e Jugut. Gjithashtu, do të jem edhe pjesë e Samitit të FIFA-s që do të mbahet në Majami.

Nga këtu edhe një herë i përgëzoj vashat tona dardane për kualifikimin në ‘Play-Off’ të Botërorit 2027, një sukses që na bën krenarë të gjithëve.

Besoj fuqishëm se me punën, përkushtimin dhe talentin që kanë djemtë dhe vajzat tona, edhe Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e ngjarjeve të tilla madhore të futbollit botëror.

Jam shumë i lumtur që strategjia dhe projektet zhvillimore të FFK-së po implementohen me sukses dhe tashmë po japin rezultatet e para konkrete, si në futbollin e femrave, ashtu edhe në zhvillimin e talenteve të rinj.

Akademia e FIFA-s në Prishtinë, e para e këtij lloji në Ballkan, po jep frytet e saj, ku talentet tona po marrin formimin më të mirë profesional nën udhëheqjen e ekspertit të FIFA-s dhe stafit tonë teknik.

Kjo është dëshmi se investimi në të rinjtë dhe puna e vazhdueshme po ndërtojnë themele të forta për të ardhmen e futbollit të Kosovës.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.