🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 86.34 ▼0.83%
ARI 4,667 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
₿ CRYPTO
BTC $77,650 ▲ +0.78% ETH $2,459 ▲ +1.85% XRP $1.5188 ▲ +3.4% SOL $95.6100 ▲ +2%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.34 ▼0.83 % ARI 4,667 ▼0.3 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.34 ▼0.83 % ARI 4,667 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
24 Aug 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Ademi rrëfen takimin me Trumpin: E falënderova për gjithçka që ka bërë për Kosovën





August 2026
M T W T F S S
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31

August 23, 2026

Ademi rrëfen takimin me Trumpin: E falënderova për gjithçka që ka bërë për Kosovën


Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka treguar detaje nga takimi i tij me presidentin amerikan Donald Trump, fotografia nga i cili takim kishte qarkulluar në rrjetet sociale.

Në një intervistë në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, Ademi ka sqaruar se nuk bëhej fjalë për një takim zyrtar, por për një përshëndetje gjatë një eventi futbolli.

“Është interesante se si po e quajnë dhe po e trajtojnë lloj-llojshmërisht. Ajo ka qenë një përshëndetje. Dallon prej takimit me protokoll e me të gjitha. Ka qenë një takim përshëndetës”, ka thënë Ademi.

Ai ka treguar se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e kishte prezantuar para Trumpit si president të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Infantino i ka thënë: ‘Është presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës’. Unë thjesht e kam falënderuar për gjithçka që ka bërë për Kosovën dhe popullin tonë, dhe i kam thënë se populli i Kosovës nuk ju harron kurrë juve, të gjithë presidentëve të tjerë, komunitetin dhe popullin amerikan për atë që kanë bërë për Kosovën”, ka deklaruar Ademi.

Sipas tij, biseda me Trumpin ka zgjatur vetëm disa minuta, ndërsa më pas ai ka marrë pjesë në aktivitete të tjera të organizuara në kuadër të eventit.

“Dy-tri minuta ka qenë kjo pjesë. Ka qenë përshëndetje. Mua më është dhënë rasti dhe është shumë mirë edhe për mua. Jam ndjerë mirë që pata rastin t’ia them ato fjalë dhe të flas”, është shprehur ai.

Ademi ka treguar se pas fotografisë së përbashkët, Trump dhe Infantino kanë mbajtur fjalime, ndërsa më pas është zhvilluar edhe një koktej me përfaqësues të komunitetit të futbollit.

Ai ka sqaruar se prezantime të tilla mes drejtuesve të federatave dhe liderëve shtetërorë janë praktikë e zakonshme gjatë ngjarjeve të mëdha sportive.

Ademi për përplasjet FIFA-UEFA: Në si UEFA jemi unik, nuk e kemi përkrahur iniciativën

Duke folur për kritikat e fundit ndaj mënyrës së qeverisjes së FIFA-s dhe presidentit Gianni Infantino, Ademi ka thënë se UEFA ka mbajtur qëndrim të përbashkët lidhur me një nga iniciativat e fundit të FIFA-s.

“Ne si UEFA kemi mbajtur një mbledhje të shpejtë nën drejtimin e presidentit Ceferin. Ka qenë mbledhje online dhe jemi dakorduar si UEFA që nuk e përkrahim këtë, të gjitha federatat e UEFA-s që nuk e përkrahim këtë iniciativë”, ka deklaruar Ademi.

Sipas tij, qëndrimi i UEFA-s nuk lidhet me ndonjë kandidaturë apo garë personale për drejtimin e FIFA-s, por me mënyrën e funksionimit dhe koordinimit ndërmjet FIFA-s dhe konfederatave.

“Nuk ka të bëjë me kandidim të dikujt, të Ceferinit sidomos, por ka të bëjë me rregullat dhe me pjesët e futbollit, të cilat FIFA njëfarë forme i ka për obligim të jetë në koordinim me konfederatat e saja”, ka thënë ai.

Ademi ka shtuar se iniciativa për të cilën kishte pasur kundërshtime është tërhequr nga Infantino.

“Gjithsesi kjo iniciativë është ndaluar. Ka hequr dorë – Infantino vetë e ka thënë që ka hequr dorë. Tash më shumë po më duket se po bëhet mediale sesa që ka diçka”, është shprehur presidenti i FFK-së.

Në fund, Ademi ka theksuar se FFK-ja do të vazhdojë të veprojë në kuadër të qëndrimeve të përbashkëta të UEFA-s.

“Ne si UEFA jemi unikë. Të gjitha veprimet që i marrim, i marrim të përbashkëta dhe në kuadër të UEFA-s”, ka përfunduar Ademi.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.