☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.88 ▲1.98%
ARI 4,073 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,020 ▲ +0.38% ETH $2,352 ▲ +0.35% XRP $1.3266 ▲ +0.51% SOL $102.0400 ▲ +1%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.88 ▲1.98 % ARI 4,073 ▼0.04 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.88 ▲1.98 % ARI 4,073 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Liga U13-U15, bazë e rëndësishme për zhvillimin e futbollit të vajzave në Kosovë




October 28, 2026

Liga U13-U15, bazë e rëndësishme për zhvillimin e futbollit të vajzave në Kosovë


Federata e Futbollit e Kosovës, në kuadër të strategjisë për zhvillimin e futbollit të vajzave dhe grave, po vazhdon të investojë në krijimin e mundësive për përfshirjen e vajzave në futboll që nga moshat e hershme. Liga U13-U15, e mbështetur nga UEFA, po luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e lojtareve të reja, rritjen e numrit të klubeve dhe krijimin e një baze për të ardhmen e futbollit të vajzave në vend.

Edicioni i tretë i kësaj lige po sjell më shumë mundësi për vajzat që të mësojnë elementet bazë të futbollit, të fitojnë përvojë garuese dhe të përgatiten për kalimin në grupmoshat më të mëdha dhe ekipet seniore.

Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe kryetarja e Komisionit për futbollin e vajzave dhe grave, Vjollca Krasniqi, ka vlerësuar se projekti po jep rezultate pozitive, ndërsa këtë vit është shënuar edhe rritje e numrit të klubeve pjesëmarrëse.

“Edicioni i tretë është duke u zhvilluar këtë vit dhe mendojmë që kemi bërë një punë të mirë lidhur me këtë kategori të vajzave, sepse kjo kategori nesër-pasnesër do të jetë pjesë bazike e klubeve të moshave më të rritura”, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së UEFA-s, duke shprehur shpresën që kjo ligë të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, me synimin që U13 dhe U15 të organizohen si liga të ndara.

Krasniqi ka veçuar edhe angazhimin e vajzave që kanë luajtur futboll në të kaluarën, të cilat tashmë po kontribuojnë në zhvillimin e këtij sporti si delegate, gjyqtare dhe trajnere.

Trajneri i KFV Prishtina, Altin Imeri, ka vlerësuar se liga ua ka lehtësuar klubeve punën në përgatitjen e vajzave për kalimin nga grupmoshat e reja te ekipe e tjera U17 dhe seniore.

Sipas tij, më herët shumë vajza kalonin drejtpërdrejt në U17 ose në ekipet seniore, pa pasur mundësi të mjaftueshme për të mësuar elementet bazë të lojës dhe për t’u zhvilluar gradualisht.

“Për shembull, te klubi ynë Prishtina ne i kemi dy grupe me nga 25 vajza aktive në këtë ligë. Kësisoj kemi hapësirë t’u japim mundësi të gjitha vajzave ta mësojnë lojën e futbollit dhe të kënaqen”, ka thënë Imeri, duke falënderuar FFK-në për mbështetjen.

Për lojtaret e reja, liga përfaqëson më shumë se gara sportive. Ajo është mundësi për të zhvilluar aftësitë, për të krijuar përvojë dhe për të ndërtuar synime për të ardhmen.

Sara Lekaj, e cila luan futboll prej shtatë vjetësh, e ka cilësuar përvojën te KFV Prishtina si shumë të mirë, duke theksuar se futbolli është sporti që e pëlqen që nga fëmijëria.

“Unë luaj futboll që shtatë vjet dhe ka qenë përvojë shumë e mirë me qikat, me trajnerin. Është shumë e mirë me qenë në këtë klub. Futbolli më jep një ndjenjë shumë të mirë. Idhulli im është Pedri, mesfushori i Barcelonës. Ai është shumë i mirë, ka shumë kontroll të mirë të topit. Në të ardhmen edhe unë kam dëshirë ta përfaqësojë Kosovën “, tha ajo.

Ndërkaq, Vlera Neziri nga KFF Vizioni, e cila luan futboll që nga mosha shtatëvjeçare dhe është pjesë e Kombëtares U15 të Kosovës, ka thënë se synon të vazhdojë zhvillimin e saj dhe në të ardhmen të arrijë te Kombëtarja A.

“Unë luaj futboll prej moshës 7-vjeçare, por kam nisur të ushtroj te KFF Vizioni prej moshës 9-vjeçare. Futbolli më ka pëlqyer, nuk e di pse, veç ka qenë një sport shumë i përshtatshëm për mua. Kam vërejtur që është për mua ky sport dhe kam vazhduar të luaj. Si kapitene e ekipit po kënaqem shumë, për shkak se e udhëheq tërë ekipin dhe është një përgjegjësi më e madhe. Mendoj që nëse vazhdojmë këtë punë kemi me arritur diçka më të madhe. Tash jam edhe te Kombëtarja U15 dhe është ndjenjë shumë e mirë. Shpresoj që në të ardhmen do të arrij deri te Kombëtarja A”, tha ajo.

Rëndësia e ligës vërehet edhe në përfshirjen e vajzave nga zonat rurale. Trajneri i KFF Barileva, Durim Berisha, ka bërë të ditur se klubi i tij këtë vit ka marrë pjesë për herë të parë në garat e FFK-së me grupmoshat U13 dhe U15.

Ai ka treguar se klubi ka afër 30 vajza në grupmosha të ndryshme, ndërsa për pjesëmarrjen në gara është bërë përzgjedhja e lojtareve të grupmoshave U13 dhe U15. Sipas tij, vajzat vijnë nga zona të ndryshme, nga Tënezhdolli deri në Bardhoshë.

“Është viti i parë që po marrim pjesë me gjeneratën U13 e U15. Mirë ka shkuar deri tash. Kemi afruar 30 vajza te të gjitha gjeneratat. Kanë qenë 4-5 vajza që kanë luajtur rregullisht me djem dhe e kemi pa të arsyeshme të krijojmë edhe ekipin e vajzave në kuadër të garave të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kjo është mirë edhe për zonat rurale që po bëhet masovizimi i futbollit të vajzave. Na duhet edhe pak përvojë, pasi është viti i parë që marrim pjesë. Ndoshta rezultatet në fillim nuk kanë qenë të mira për vajzat, mirëpo nuk duhet të dëshpërohen asnjëherë, por të vazhdojnë të ndjekin ëndrrën për futboll”, tha Berisha.

Për rëndësinë e kësaj mundësie ka folur edhe Robert Lekaj, prind i futbollistes Sara Lekaj. Ai ka vlerësuar se pjesëmarrja në ligë u mundëson vajzave të përballen me bashkëmoshataret e tyre dhe të kuptojnë më mirë nivelin e zhvillimit të tyre.

“Ta shohësh vajzën duke luajtur është një ndjesi e veçantë. Iniciativa ka qenë e vajzës për futboll. Dikur ka stërvitur me djem, tash prej dy-tre vitesh është te Prishtina me vajzat. Po shkon shumë mirë, puna bëhet në mënyrë profesionale. Ka angazhim si prej klubit, ashtu edhe prej prindërve. Tash liga e vajzave gjeneratat U13 e U15, ju ka dhënë mundësi që të përballen edhe me vajzat e tjera, që me e pa pak a shumë edhe nivelin ku kanë arritur deri tash”, tha ai.

Përmes Ligës U13 dhe U15, FFK synon të zgjerojë bazën e futbollit të vajzave, të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e talenteve të reja dhe të ndërtojë një rrugë më të qëndrueshme drejt ekipeve të grupmoshave më të mëdha dhe Kombëtares së Kosovës.

LIGA U13-U15 E VAJZAVE

Rezultatet e xhiros së katërt:

Peja –Bazeli 2:5

Barileva –Vizioni 2:6

Prishtina A –16 Qershori 6:5

Mitrovica –Prishtina B 0:13

Intelektualet –Prishtina City 3:6

Xhiroja e pestë – më 1 nëntor

10:00 | Prishtina City –Prishtina B

11:00 | Mitrovica –Barileva

11:10 | Bazeli –Intelektualet

12:10 | 16 Qershori –Peja

12:10 | Vizioni –Prishtina A

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.