Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,476 ▲ +1.24% ETH $1,584 ▲ +2.08% XRP $1.0593 ▲ +2.57% SOL $71.9600 ▲ +4.25%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
roze

“Adoleshenca”, fituese në BAFTA TV Awards – Tv Klan

“Adoleshenca” u shpall fituese e çmimeve televizive BAFTA të këtij viti, duke kurorëzuar suksesin e jashtëzakonshëm të serialit dramatik nga Stephen Graham dhe Jack Thorne.

Pasi ka kaluar më shumë se një vit nga premiera në Netflix, ku theu rekorde dhe nxiti diskutime ndërkombëtare, mini-seriali inovativ i realizuar tërësisht me një plan-sekuencë, mori vlerësimin maksimal edhe në Britani.

Katër fitoret në Royal Festival Hall në Londër përfshijnë çmimin për Mini-serialin më të Mirë, Aktorin më të Mirë për Graham, Aktorin më të Mirë në rol dytësor për Owen Cooper dhe Aktoren më të Mirë në rol dytësor për Christine Tremarco. Sipas Variety, vetëm pak javë më herët seriali kishte fituar edhe dy çmime të tjera në BAFTA TV Craft.

Në kategori të tjera u vlerësuan Steve Coogan, Narges Rashidi dhe Katherine Parkinson. Gjithashtu, Seth Rogen mori çmimin BAFTA për Serialin më të Mirë Ndërkombëtar me “The Studio”, të cilin ia dedikoi koleges së ndjerë Catherine O’Hara.

Lista e fituesve të BAFTA TV Awards 2026

Seriali dramatik më i mirë: “Code of Silence” (ITV1)
Mini-seriali më i mirë: “Adolescence” (Netflix)
Seriali më i mirë ndërkombëtar: “The Studio” (Apple TV)
Aktorja më e mirë: Narges Rashidi, “Prisoner 951” (BBC One)
Aktori më i mirë: Stephen Graham, “Adolescence”
Aktori më i mirë në rol komik: Steve Coogan, “How Are You? It’s Alan” (Partridge), (BBC One)
Aktorja më e mirë në rol komik: Katherine Parkinson, “Here We Go” (BBC One)
Aktori më i mirë në rol dytësor: Owen Cooper, “Adolescence”
Aktorja më e mirë në rol dytësor: Christine Tremarco, “Adolescence”
Programi më i mirë argëtues: “Last One Laughing UK” (Prime Video)
Performanca më e mirë në program argëtues: Bob Mortimer, “Last One Laughing UK” (Prime Video)
Komedia më e mirë me skenar: “Amandaland”
Dokumentari më i mirë tematik: “Simon Schama: The Road to Auschwitz” (BBC Two)
Seria më e mirë dokumentare: “See No Evil” (Channel 4)
Dokumentari më i mirë i pavarur: “Grenfell: Uncovered” (Netflix)
Reality show më i mirë: “The Celebrity Traitors” (BBC One)
Emisioni më i mirë informativ aktual: “Gaza: Doctors Under Attack” (Channel 4)
Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër: “Hustle and Run” (Channel 4)
Telenovela më e mirë: “EastEnders” (BBC One)
Programi më i mirë jofiktiv për fëmijë: “World.War.Me” (Sky Kids Investigates)
Programi më i mirë fiktiv për fëmijë: “Crongton” (BBC iPlayer)
Mbulimi më i mirë sportiv: “UEFA Women’s Euro 2025” (BBC One)
Ngjarja më e mirë televizive live: “VE Day 80: A Celebration to Remember” (BBC One)

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.