Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 08 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,788 ▼1.17%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 93.68 ▲2.4%
ARI 4,407 ▼1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,448 ▼ -1.16% ETH $2,484 ▼ -0.5% XRP $1.4241 ▲ +1.56% SOL $103.2400 ▼ -1.07%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,788 ▼1.17 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 93.68 ▲2.4 % ARI 4,407 ▼1.55 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,788 ▼1.17 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 93.68 ▲2.4 % ARI 4,407 ▼1.55 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Kosova

Aeroporti i Mynihut korrigjon hartën, ambasadori Ajeti: Qytetarët dhe diplomacia sollën rezultat

Aeroporti i Mynihut ka korrigjuar paraqitjen e gabuar të Republikës së Kosovës në një reklamë të fluturimeve të Air Serbia, pasi Kosova ishte shfaqur gabimisht si pjesë e Serbisë.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, tha se korrigjimi erdhi falë reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik.

“Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, Munich Airport ka korrigjuar paraqitjen e gabuar në reklamën e saj të fluturimeve të Air Serbia, ku Republika e Kosovës ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë”, ka shkruar Ajeti.

Sipas tij, ky rast dëshmon se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive mund të japin rezultate konkrete.

Ambasadori u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast se hasin institucione apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës ose qytetet e saj paraqiten në mënyrë të pasaktë, ta njoftojnë Ambasadën e Kosovës në Gjermani.

Ai ka kërkuar që rastet të raportohen në adresën elektronike embassy.germany@rks-gov.net, duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që pasaktësitë të adresohen dhe të korrigjohen.

“Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!”, ka përfunduar Ajeti./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.