🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▼1.03%
DOW 52,739 ▼0.22%
NASDAQ 26,216 ▼1.82%
NAFTA 99.03 ▲1.94%
ARI 4,068 ▼1.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,762 ▼ -2.56% ETH $2,409 ▼ -2.54% XRP $1.3256 ▼ -2.82% SOL $105.0000 ▼ -1.57%
S&P 500 7,677 ▼1.03 % DOW 52,739 ▼0.22 % NASDAQ 26,216 ▼1.82 % NAFTA 99.03 ▲1.94 % ARI 4,068 ▼1.97 % S&P 500 7,677 ▼1.03 % DOW 52,739 ▼0.22 % NASDAQ 26,216 ▼1.82 % NAFTA 99.03 ▲1.94 % ARI 4,068 ▼1.97 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kosova

Afati 15-ditor për analizat laboratorike, Mustafa kërkon rishqyrtimin e vendimit të AUV-së

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, thotë se vendimi i AUV-së për shkurtimin e afatit të vlefshmërisë së analizave laboratorike për produktet e destinuara për eksport, nga gjashtë muaj në vetëm 15 ditë, po i dëmton prodhuesit dhe eksportuesit kosovarë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për vendimin që, siç njofton Telegrafi, shkurton afatin e vlefshmërisë së analizave laboratorike për produktet e destinuara për eksport nga gjashtë muaj në vetëm 15 ditë.

Në një postim, Mustafa ka thënë se vendimi është marrë pa paralajmërim paraprak dhe pa periudhë tranzitore, duke u shkaktuar dëme të drejtpërdrejta prodhuesve dhe eksportuesve kosovarë.

“Ky vendim sjell kosto shtesë për kompanitë, vonesa në dërgesa, dëmshpërblime kontraktuale, anulim të porosive dhe humbje të tregjeve të eksportit”, ka shkruar ai. Mustafa e ka cilësuar të papërgjegjshme marrjen e vendimeve me ndikim të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e bizneseve pa konsultime paraprake dhe pa vlerësuar pasojat ekonomike.

Ai i ka kërkuar AUV-së ta rishqyrtojë vendimin dhe ta pezullojë përkohësisht zbatimin e kriterit 15-ditor. Gjithashtu, Mustafa ka bërë thirrje për konsultime me prodhuesit dhe eksportuesit, në mënyrë që bizneseve t’u jepet kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.