🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▼1.03%
DOW 52,739 ▼0.22%
NASDAQ 26,216 ▼1.82%
NAFTA 99.03 ▲1.94%
ARI 4,068 ▼1.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,762 ▼ -2.56% ETH $2,409 ▼ -2.54% XRP $1.3256 ▼ -2.82% SOL $105.0000 ▼ -1.57%
S&P 500 7,677 ▼1.03 % DOW 52,739 ▼0.22 % NASDAQ 26,216 ▼1.82 % NAFTA 99.03 ▲1.94 % ARI 4,068 ▼1.97 % S&P 500 7,677 ▼1.03 % DOW 52,739 ▼0.22 % NASDAQ 26,216 ▼1.82 % NAFTA 99.03 ▲1.94 % ARI 4,068 ▼1.97 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kosova

Rasti i pengimit të drejtësisë ndaj Thaçit e të tjerëve, Specialja merr vendim për dëshminë e një dëshmitari

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë bërë të ditur se më 19 tetor është publikuar versioni i redaktuar për publikun i një vendimi të marrë në tetor të vitit 2025, në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për krime lufte.

Sipas njoftimit të Speciales, Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit që deklarata e një dëshmitari të pranohej vetëm si provë me shkrim.

Gjykata ka vlerësuar se deklarata përmbante dëshmi lidhur me veprimet e drejtpërdrejta të disa të akuzuarve, si dhe për besueshmërinë e dëshmitarëve të mëparshëm.

Për këtë arsye, Trupi Gjykues ka konsideruar të rëndësishme që dëshmitari të jetë i pranishëm dhe të mund t’u përgjigjet pyetjeve të palës kundërshtare, në mënyrë që të garantohet drejtësia e procesit.

Si rrjedhojë, Mbrojtjes së Thaçit i është kërkuar të ofrojë informacionin e nevojshëm për paraqitjen e dëshmitarit në gjykatë.

Në njoftimin javor, Dhomat e Specializuara kanë rikujtuar se seanca për shpalljen e aktgjykimit në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për ndikim të pretenduar ndaj dëshmitarëve është caktuar për 17 nëntor 2026.

Afati për regjistrim për ta ndjekur seancën nga galeria e publikut në Hagë është 27 tetor, në orën 16:00.

Të interesuarit duhet të dërgojnë kërkesën në adresën elektronike PUBLIC@scp-ks.org, duke përfshirë emrin dhe mbiemrin, datëlindjen dhe numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.

Sipas Speciales, vetëm personat që marrin konfirmim përmes postës elektronike do të mund ta ndjekin seancën nga galeria e publikut. Seanca do të transmetohet edhe në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara, në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.

Sipas aktakuzës, Hashim Thaçi dyshohet se gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit u kishte dhënë Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut informacione konfidenciale për dëshmitarët që pritej të thirreshin nga Prokuroria në çështjen për krime lufte, si dhe kishte tentuar të ndikonte në dëshmitë e tyre.

Aktakuza e parë në këtë çështje u dorëzua më 29 nëntor 2024, ndërsa aktakuza e ndryshuar dhe e konfirmuar më 16 prill 2025.

Gjykimi nisi më 27 shkurt 2026, ndërsa deklaratat përmbyllëse u mbajtën nga 10 deri më 14 shtator 2026.

Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në dhjetor 2024. Më pas, Kilaj u lirua me kusht më 3 dhjetor 2025, ndërsa Smakaj dhe Fazliu më 3 shkurt 2026.

Gjatë gjykimit, katër dëshmitarë kanë dhënë dëshmi në sallën e gjyqit.

Dhomat e Specializuara kanë theksuar se seanca e 17 nëntorit do të jetë e hapur për publikun përmes transmetimit në internet, ndërsa pjesëmarrja fizike do të varet nga regjistrimi dhe konfirmimi paraprak. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.