Bota

AfD dhe Lega krijojnë një grup në Parlamentin e BE-së

Populistët e djathtë janë të shpërndarë aktualisht në Parlamentin e BE. AfD-ja gjermane dhe Lega italiane duan që të krijojnë një grup parlamentar, ku të bashkohen të gjitha partitë radikale të djathta.

Grupi parlamentar do të quhet “Aleanca Europiane e Njerëzve dhe e Kombeve” (EAPN), deklaroi kryetari i AfD-së Jörg Meuthen pas takimit me të tjerë populistë të djathtë dhe parti radikale në Milano.

Ai ndodhej në takim meftesën e kryetarit të partisë italiane Lega. Meuthen, i cili është edhe kandidati kryesor i AfD-së për zgjedhjet për Parlamentin Europian, u quajti këtë nismë si “shkëndija e fillimit për diçka të re”. “Ne po e zgjerojmë bashkëisnë tonë, familjen tonë. Ne punojmë për një ëndërr europiane”, tha Matteo Salvini.

Grup parlamentar me të tjera parti të djathta

Këto parti janë unikë së pari në unaimitet sa i përket orientimit ksenofob. Deri tani megjithatë këtij grupimi i janë bashkuar vetëm partia popullore daneze dhe partia finlandeze “Finlandezët”. Partitë e djathta ndërkohë janë të ëprfaqësuara veçmas në disa grupe në parlamentin e BE-së.

Ta ndryshojmë Europën, jo ta shkatërrojmë atë

Kryesisht lidhur me temën e migracionit këto parti duan të ushtrojë presion. “Ne duam ta reduktojmë në zero migracionin ilegal në BE. Në BE në kufijtë e jashtëm në të ardhmen duhet të hyjnë vetëm ata që kanë marrë përpara lejen tonë”, tha Meuthen.

Grupi i ri parlamentar nuk do ta shkatërrojë Europën, por do ta ndryshojë atë. Sepse në formën aktuale Europa për shumë qytetarë është kthyer në një ëndërr të keqe, dekalroi Salvini.

Kërkohet një kandidat kryesues

Salvini deklaroi se do të ketë aleatë të tjerë në një veprimtari pasuese më 18 maj në sheshin e katedrales në Milano. Do të vendoset edhe për një kandidat përfaqësues, unë vet nuk kam ambicje të tilla, deklaroi zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini. Aleanca shpreson, që të dalë si grupi më i madh parlamentar pas zgjedhejve.

Në bazë të sondazheve AfD në Gjermani në zgjedhjet për Parlamentin Europian në fundtë majit mund të arrijë të fitojë me nëntë deri në 11 përqind të votave. Në zgjedhjet e kaluara të BE-së më 2014 vetëm një vit pas themelimti të saj kjo parti arriti të marrë shtatë përqind dhe është e përfaqësuar me shtatë deputetë në Parlamentin Europian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button