AFGANISTAN – Shpërthim pranë një shkolle, të paktën 7 nxënës të vdekur dhe 97 të plagosur
KABUL, 28 nëntor /ATSH – AA/ – Të paktën shtatë nxënës kanë humbur jetën dhe 97 të tjerë janë plagosur të shtunën nga një shpërthim në një shtëpi pranë një shkolle të mesme në provincën Kunar, në verilindje të Afganistanit.
Shumica e të plagosurve janë dërguar në Spitalin Rajonal të Nangarharit, raportoi Radio Hurriyat, duke cituar Samiul Haq Haq Bayan, drejtorin e Informacionit dhe Kulturës në Kunar.
Bayan ka thënë se eksplozivët e ruajtur në shtëpi për qëllime minerare përdoreshin edhe përgjatë rrugës Kunar-Nuristan.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.