☁️
Tiranë 21°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $79,504 ▼ -2.57% ETH $2,296 ▼ -4.51% XRP $1.2639 ▼ -3.47% SOL $99.3000 ▼ -4.97%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Sporti

Afrika e Jugut në histori, kalon grupet për herë të parë! “Azteca” i përulet Ochoas

Maseko çon “Bafana Bafana” aty ku nuk kishin arritur as në Botërorin e shtëpisë në 2010-ën. Meksika mund 3-0 Çekinë dhe e mbyll me pikë të plota.

Surprizon Afrika e Jugut, mund 1-0 Korenë e Jugut dhe shkon në 1/16-at e Kupës së Botës, ku do të ndeshet me Kanadanë në Los Angeles. Rezultat historik për një kombëtare, që nuk i kishte kaluar kurrë grupet, as në edicionin e 2010-ës, ku ishte organizatore e turneut.

Skuadra e trajnerit Broos është rritur ndeshje pas ndeshje dhe minutë pas minute. Pas një fillimi të pasigurt kundër koreano-jugorëve, e majta e Maseko në pjesën e dytë nuk i dha asnjë shans portierit Kim.

Zhgënjyese ndeshja e Son (i aktivizuar pas pushimit) me shokë, pasi nuk ishin asnjëherë të rrezikshëm për kundërshtarin. Koresë së Jugut i mjaftonte një barazim për ta mbyllur grupin në vend të dytë, pasi kishte mundur Çekinë në ndeshjen e parë. Kjo humbje i çon aziatikët në vend të 3-të, me 3 pikë, me rrezik konkret eliminimi.

Kthehet në shtëpi Çekia, që ka mbyllur një Botëror mjaft zhgënjyes, me 1 pikë në 3 ndeshje. Në “Azteca”, Meksika ka fituar 3-0 dhe ka festuar kreun e grupit me pikë të plota. Çekia u shpërbë në pjesën e dytë, ku Meksika realizoi 3 gola me Chavez, Quinones dhe Fidalgo.

Në fund pati hapësirë edhe për pasarelën e rezervuar portierit legjendar të Meksikës, Guliermo Ochoa. “Gardiani” 40-vjeçar, i cili luan Botërorin e 6-të në karrierë, u fut në fushë në vendin e Rangel për të përshëndetur publikun. Meksika tashmë pret të mësojë kundërshtarin e 1/16-ve, që do të dalë nga tabela e vendeve të treta më të mira.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.