🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.75 ▲1.72%
ARI 4,001 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,348 ▼ -3.46% ETH $2,222 ▼ -4.12% XRP $1.2447 ▼ -3.38% SOL $96.3100 ▼ -3.82%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.75 ▲1.72 % ARI 4,001 ▼0.77 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.75 ▲1.72 % ARI 4,001 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Agjencia për Akreditim fiton statusin e “autoritetit akreditues” në SHBA, Kosova shteti i parë në Evropë që merr këtë status nga CHEA

Bordi i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA e ka pranuar për shtatë vjet (deri me 31.12.2033) Agjencinë e Kosovës për Akreditim, me statusin e “autoritetit akreditues” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin zyrtar të dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së, Naim Gashi, Loretta C. Waldron, Zëvendëspresidente për Shërbime të Njohjes në Këshillin për Akreditimin e Arsimit të Lartë në SHBA, konfirmon se “Bordi i Drejtorëve të CHEA-s ka miratuar rekomandimin e Komitetit dhe e ka njohur Agjencinë e Kosovës për Akreditim si autoritet akreditues”.

“Kosova bëhet shteti i parë dhe i vetëm aktualisht në Evropë me këtë status të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo njohje nga SHBA-të vjen më pak se një vit pasi Agjencia e Kosovës për Akreditim u regjistrua në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), duke e bërë Kosovën shtetin e vetëm në Ballkanin Perëndimor me këtë status”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Tutje thuhet se ky vendim vjen si rezultat i një procesi të gjerë dhe të kujdesshëm vlerësimi dhe përbën një dëshmi të qartë të reformave të ndërmarra, profesionalizmit institucional dhe përkushtimit të vazhdueshëm të AKA-së për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

“Kjo njohje forcon kredibilitetin ndërkombëtar të sistemit të akreditimit në Kosovë, rrit besueshmërinë e programeve të studimit dhe hap mundësi të reja për studentët, institucionet e arsimit të lartë dhe diasporën tonë.

Për studentët, kjo nënkupton më shumë mundësi për vazhdim të studimeve, mobilitet akademik dhe lehtësim në njohjen dhe vlerësimin e diplomave të tyre jashtë vendit.

Për institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, ky është një nxitje e rëndësishme për thellim të bashkëpunimit me universitetet ndërkombëtare, veçanërisht ato amerikane, si dhe për avancim të mëtejshëm të standardeve akademike dhe cilësisë së programeve studimore”, thuhet në njoftimin e AKA-së.

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Përgjithshëm Naim Gashi, shprehin mirënjohje për partnerët dhe aleatët amerikanë për këtë njohje të rëndësishme.

“Po ashtu, falënderojnë të gjithë partnerët institucionalë, stafin akademik, studentët dhe shoqërinë civile për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ky është një moment krenarie për Kosovën dhe një hap i madh përpara për sistemin e arsimit të lartë në vend”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.