🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.75 ▲1.72%
ARI 4,001 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,472 ▼ -3.34% ETH $2,226 ▼ -3.99% XRP $1.2487 ▼ -3.13% SOL $96.4900 ▼ -3.67%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.75 ▲1.72 % ARI 4,001 ▼0.77 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.75 ▲1.72 % ARI 4,001 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Pas thirrjeve për dorëheqje, Gërvalla dhe Sveçla nuk e shohin largimin si zgjidhje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se do të jepte dorëheqje nga posti i saj nëse ky veprim do të ndihmonte në identifikimin dhe trajtimin më të shpejtë të përgjegjësive institucionale për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Gjatë një deklarimi publik, Gërvalla tha se nuk e konsideron dorëheqjen si hap që do të sillte ndryshimin e kërkuar në këtë rast.

“Po të konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi për të cilin do të kontribuonim për një identifikim më të saktë, më të shpejtë për veprim ose mosveprim, unë do të kisha dhënë dorëheqje… Pikërisht e kundërta është. Qytetari e din se unë jam gjithmonë në anën e viktimave”.

“Nuk është momenti”, tha Gërvalla, raporton Telegrafi.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar kundër dorëheqjes së tij, duke thënë se largimi nga detyra nuk do të kontribuonte në fuqizimin e grave dhe në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Në konferencën për media, Sveçla rikujtoi se para dhjetë vjetësh kishte dhënë dorëheqje nga një pozitë që mbante, edhe pse, sipas tij, nuk kishte pasur përgjegjësi për rastin e asaj kohe. Ai tha se atëherë kishte besuar se largimi i tij do të ndihmonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë.

“Para 10 vitesh kam dhënë dorëheqje nga pozita… pa pasë kurrfarë përgjegjësie për rastin e atëhershëm, duke menduar se dorëheqja ime do të kontribuonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë, tash unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në të drejtat e saj se ne jemi të angazhuar qind për qind në atë pikë. Jam me protestuesit, e kuptoj indinjatën dhe mllefin e protestuesve”, tha ai.

Gërvalla dhe Sveçla janë përballur me thirrje për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Rasti ka nxitur reagime publike dhe protesta, me kërkesa për përgjegjësi institucionale. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.