Kronika

Agron Çela: Nuk kam përfituar para nga DIA, Prifti shpif

Deputeti i LSI-së, Agron Çela, ka mohuar akuzat e ish-ministrit të Energjisë, Dirtan Prifti, ku ky i fundit ka thënë se është një nga përfituesit e parave të  skandalit të DIA-s, kompanisë që kishte si qëllim mbledhjen e borxheve të CEZ Shpërndarjes.

Çela ka paralajmëruar se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, duke ngritur një padi për shpifje. “Dritan Prifti shpif. Nuk ekziston asnjë transfertë parash nga DIA në kompaninë që unë  kam drejtuar në vitin 2011. Në këtë kohë kam qenë person jo publik dhe s’kam qenë anëtarë në asnjë forcë politike.

Jam bashkuar me LSI-në në vitin 2013. Për këto shpifje të ndyra të Priftit do ballafaqohem në rrugë ligjore. Mbështes dhe votoj për një hetim të gjithanshëm ndërkombëtar këtë çështje. Prifti e njeh mirë Kastriot Ismaliajn. Kanë punuar  bashkë në vitin 1990 dhe kanë qenë miq. Ata zhvatin popullin”, tha Çela.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button