Ekonomia
Ahmetaj në Gjirokastër, nismë për promovimin e bizneseve të reja
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka lançuar në Gjirokastër nismën “Promovojmë investimet, mbështesim sipërmarrjen, nxisim punësimin”.
Nisma do të promovojë investimet e reja në vend dhe do të ofrojë mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Ekonomisë për krijimin e lehtësirave.
“Çdo javë do të shkojmë në një kompani të re biznesi për të promovuar investimet e reja”, tha Ahmetaj.