☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.90 ▲1.22%
ARI 4,680 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,851 ▲ +3.3% ETH $2,148 ▲ +3.81% XRP $1.3414 ▲ +2.87% SOL $81.9600 ▲ +2.28%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.90 ▲1.22 % ARI 4,680 ▲0 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.90 ▲1.22 % ARI 4,680 ▲0 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Ahmeti: Duhet arritur kompromis me Greqinë

ahmeti-duhet-arritur-kompromis-me-greqin-euml_hdKryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, u prit nga Ambasadori Amerikan Poll Volers në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup. Biseda u përqendrua në zhvillimet politike në vend, çështjen e emrit dhe integrimin Euroatlantik, çështjen e luftëtarëve të huaj në konfliktin në Lindje të Mesme, rastin Monstra dhe gjyqësorin në përgjithësi si dhe raportin e progresit.

 Ahmeti ripërsëriti mbështetjen e pa rezervë të Bashkimit Demokratik për Integrim për përpjekjet që të parandalohet pjesëmarrja e qytetarëve tanë dhe nga rajoni në konfliktet e Lindjes së Mesme.

Në lidhje me çështjen e emrit, Kryetari Ahmeti ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e arritjes së kompromisit me Greqinë dhe të patjetërsisë së angazhimit ndërkombëtar në arritjen e kompromisit.

Duke folur për gjyqësorin në përgjithësi dhe për rastin Monstra në veçanti, Kryetari Ahmeti edhe njëherë foli për nevojën e përfshirjes së ekspertëve amerikan në këtë rast në mënyrë që procesi të fitoj kredibilitetin e humbur dhe të kthehet besimi tek qytetarët ndaj gjyqësorit.

Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe rreth marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërinstitucionale, përfshirë edhe nevojën e prurjes së investimeve amerikane në Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës, ndërtimin e rrugëve Shkup – Bllacë, Gostivar – Kërçovë, etj.

Kryetari Ahmeti përsëriti thirrjen ndaj opozitës për tu kthyer në Kuvend sepse vendin e kanë aty e jo në zyret partiake, ndërsa përsëriti mbështetjen për çdo nismë konstruktive në të mirën e qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.