☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,005 ▲ +0.76% ETH $2,269 ▲ +1.11% XRP $1.2553 ▲ +0.63% SOL $95.4000 ▼ -0.26%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

AIP dhe ATK bashkojnë forcat për mbikëqyrjen e bizneseve online dhe portaleve mediale

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për forcimin e mbikëqyrjes së aktiviteteve ekonomike që zhvillohen në mjedisin digjital.

Sipas marrëveshjes, dy institucionet do të zhvillojnë inspektime të përbashkëta dhe të koordinuara ndaj bizneseve online, faqeve në rrjete sociale, portaleve mediale dhe platformave të tjera digjitale, secila në kuadër të kompetencave të veta ligjore.

Bashkëpunimi mes AIP-së dhe ATK-së vjen në një kohë kur tregtia dhe ofrimi i shërbimeve përmes internetit janë në rritje, ndërsa institucionet thonë se gjatë monitorimeve dhe trajtimit të ankesave janë evidentuar raste të mosrespektimit të kërkesave për mbrojtjen e të dhënave personale.

Një tjetër problem i identifikuar është vështirësia në përcaktimin dhe identifikimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitet ekonomik përmes rrjeteve sociale dhe platformave të ndryshme digjitale.

Gjatë inspektimeve të përbashkëta, AIP do të fokusohet në respektimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Kjo do të përfshijë kontrollin e politikave të privatësisë dhe përdorimit të cookies, bazën ligjore mbi të cilën përpunohen të dhënat personale, transparencën ndaj përdoruesve, si dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve lidhur me të dhënat e tyre.

Në anën tjetër, Administrata Tatimore e Kosovës do të verifikojë nëse subjektet që zhvillojnë aktivitet ekonomik në internet janë duke i përmbushur detyrimet që burojnë nga legjislacioni tatimor.

Përmes këtij Memorandumi, AIP dhe ATK synojnë të rrisin koordinimin institucional dhe të krijojnë një mjedis digjital më të sigurt dhe më transparent.

Institucionet synojnë që zhvillimi i ekonomisë digjitale në Kosovë të shoqërohet njëkohësisht me respektimin e detyrimeve tatimore, standardeve për privatësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.