🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.62 ▲0.55%
ARI 3,932 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,200 ▲ +0.16% ETH $2,274 ▲ +0.72% XRP $1.2611 ▲ +0.88% SOL $92.4500 ▲ +0.12%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.62 ▲0.55 % ARI 3,932 ▼0.22 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.62 ▲0.55 % ARI 3,932 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Ajdari: BDI është për një njësi zgjedhore, me lista të hapura dhe prag zgjedhor prej 5 përqind

Ne mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se vendit i duhet një njësi zgjedhore, por me lista të hapura për deputetët dhe me një prag zgjedhor prej 5 përqind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve, tha në një deklaratë për mediat koordinatorja e grupit parlamentar të “Frontit Europian” dhe deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari, pas takimit të zhvilluar në Kuvend midis partive politike për Kodin Zgjedhor.

“Me keqardhje ju informoj se bisedimet e sotme për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dështuan. Dhe ato nuk dështuan për fajin e të gjithëve, por për shkak të tërheqjes së disa partive politike nga qëndrimet për të cilat kishim arritur më parë një marrëveshje. BDI mori pjesë aktive dhe konstruktive në grupin e punës për muaj të tërë. U arrit një kompromis për çështjet kryesore, ndërsa për disa të tjera nuk u arrit një marrëveshje. Megjithatë, propozimi i dakorduar iu dorëzua Kuvendit dhe BDI e nënshkroi atë pikërisht në formën që u dakordua brenda grupit të punës.

Pasi propozimi iu dorëzua Kuvendit, OBRM-PDUKM u tërhoq nga dy pika thelbësore të marrëveshjes. Së pari, nga votimi elektronik i diasporës, duke kërkuar që votimi të kryhet me postë, dhe së dyti, nga marrëveshja që rregulloret e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që lidhen me votimin elektronik të diasporës të miratohen me konsensus, duke kërkuar që ato të miratohen me shumicë votash, tha ajo.

Për BDI-në, siç tha Ajdari, kjo është e papranueshme, sepse, sipas saj, hap hapësirë për inxhinieri politike dhe mbivotim, siç ndodhi në vitin 2024, kur anëtarja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Ditmire Shehu, ishte, thotë ajo, mbivotuar nga përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së, LSDM-së dhe VLEN-it.

Ajdari theksoi se çdo ndryshim në Kodin Zgjedhor duhet të miratohet me konsensus ndëretnik dhe ndërpartiak./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.