☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,393 ▼ -0.48% ETH $1,995 ▼ -0.78% XRP $1.3172 ▼ -1.91% SOL $81.6000 ▼ -1.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

AKEP shtyn afatin e autorizimit për kompaninë AMC

AMC_MG_07011 Këshilli Drejtues i AKEP-it ka miratuar shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së autorizimit Individual të rinovuar të kompanisë së telefonisë së lëvizshme, AMC, deri në një vendim përfundimtar.
Sipas këtij vendimi, publikuar në faqen e AKEP-it, rezulton se afati i vlefshmërisë së autorizimit Individual ishte miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues të AKEP në datë 26.12.2008 dhe përfundonte në 19.08.2014.
Kjo shtyrje afati erdhi si pasojë e mospërmbushjes për shkak të rrethanave konkrete dhe afatet proceduriale të përcaktuar në VKM Nr.496, datë 22.07.2014 për “Miratimin e rregullave e të procedurave të rinovimit të autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave të dhëna me konkurrim”.
AMC, pjesë e grupit Cosmote dhe sot pjesë e “Deutsche Telecom”, është kompania e parë e huaj që hyri në tregun e telefonisë së lëvizshme kur bleu kompaninë publike shqiptare AMC (Albanian Mobile Telekomunication).
Në Shqipëri lëshimi i sinjalit të parë të telefonisë celulare në Shqipëri AMC u bë në maj 1996 dhe më pas u ble nga “Grupi Telenor-Cosmote” në vitin 2000 me 85% të aksioneve. Sot, kompania AMC numëron 2.3 milionë abonentë, mbi 50% të tregut të telefonisë së lëvizshme dhe me shkallë penetrimi 75%. AMC zotëron tre licenca: të shërbimit GSM, të shërbimit të transmetimit si dhe shërbimin e internetit.Në fillim të vitit 2012, AMC lançoi në Shqipëri shërbimet 3G të shpejtësisë së lartë.
Nga viti 2003 në treg hyri operatori i dytë “Vodafone”. Pas vitit 2008 konkurrenca në treg u shtua me hyrjen e operatorit të tretë “Eagle Mobile” dhe më pas edhe kompania e 4-t, “Plus Communication”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.