Kronika

Akset rrugore, në veri rekomandohen zinxhirët; në jug lëvizje normale

Ministria e Transporteve ka njoftuar paraditen e kësaj të enjteje se në akset rrugore të prekura nga reshjet e borës janë kryer rregullisht operacionet e pastrimit, me qëllim mundësimin e qarkullimit në to.
Kështu, sipas një njoftimi për shtyp, në akset e Tropojës dhe Kukësit është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës nga kontraktorët.
“Akset në këto qarqe qarkullohen pa zinxhirë. Edhe në akset e Dibrës ka patur reshje bore, por kontraktorët po punojnë për pastrimin dhe hedhjen e kripës”, thuhet në njoftimin zyrtar, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Edhe disa akse të Shkodrës janë mbuluar nga bora, por tashmë janë pastruar, ndonëse qarkullimi rekomandohet me mjete mbrojtëse. E njëjta situatë rezulton edhe në akset e Pukës, ku të gjithë kontraktorët janë duke punuar me borëpastruese dhe mjete të tjera.
Të njëjtat masa, vijon njoftimi, janë marrë edhe në akset rrugore të Tiranës, ku qarkullimi i automjeteve është mëse normal. Në disa vende ka patur rrëshqitje gurësh, por që janë pastruar nga kontraktorët, vijon njoftimi.
Normal qarkullimi është edhe në aksin Elbasan-Qafë Thanë. Ndërsa në rajonin jug-lindor të Korçës është bërë hedhja e kripës për shkak të ngricave. Në Gjirokastër ndërkohë dhe në Llogara nuk ka probleme.
“Në të tre rajonet, kontraktorët janë në gatishmëri me mjete borëpastruese dhe fuqi punëtore. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka ngrica dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”, përfundon njoftimi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button