Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën një grua! Plagosen dy drejtuesit e mjeteve
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Peqin-Elbasan, në fshatin Përparim.
Sipas raportimeve, përplasja ka rezultuar fatale për një grua, Drita Xhaja 70 vjeçe, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident kanë mbetur të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencës dhe shërbimet e Policisë. Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 19:20, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., 47 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin R. Xh., rreth 70 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në spital shtetasja D. Xh., rreth 70 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin R. Xh.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesit e të dy mjeteve, si dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin A. B., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.