Reforma territorial! 15 bashki shkrihen, cilat do jenë 6 qytetet e reja! Çfarë ndryshon në hartën e re
Nëse reforma e re administrativo-territoriale merr 84 votat e nevojshme në seancën plenare të së enjtes, Shqipëria do të kalojë nga 61 në 46 bashki. Drafti i miratuar në Komisionin e Ligjeve parashikon shkrirjen e 15 bashkive aktuale dhe bashkimin e tyre me bashki më të mëdha, ndërsa qarqet nuk ndryshojnë.
Në hartën e re parashikohet gjithashtu një riorganizim i qendrave urbane, me 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative. Gjatë shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve janë shtuar edhe gjashtë zona që marrin statusin e qytetit.
15 bashkitë që humbasin statusin aktual
Sipas draftit, bashkitë që shkrihen dhe bashkohen me njësi të tjera janë:
Gjashtë zonat që marrin statusin e qytetit
Ndryshimi tjetër i parashikuar në hartën e re lidhet me klasifikimin e disa qendrave urbane. Nëse reforma miratohet, statusin e qytetit pritet ta marrin:
Kështu, në Bashkinë Kurbin do të përfshihen qytetet Laç, Mamurras dhe Milot, ndërsa në Bashkinë Kavajë, pas bashkimit me Rrogozhinën, do të jenë Kavaja, Rrogozhina dhe Golemi.
Në nivelin e qeverisjes vendore, bashkia mbetet njësia kryesore e vetëqeverisjes. Reforma synon një strukturë me 46 bashki, 71 qytete dhe 387 njësi administrative, ndërsa qarqet nuk preken nga ndryshimet e propozuara.
Projektligji tashmë është miratuar në Komisionin e Ligjeve dhe pritet të kalojë për votim në seancën plenare të 8 tetorit. Për miratimin e tij kërkohen 84 vota.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.