Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe mjekësore; ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në segmentin Shtime – Lipjan, në vendin e njohur si “te Hani”, ku një veturë është përplasur rëndë, shkruan IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ato mjekësore.
Policia po bën ekzaminimin e nevojshëm të vendngjarjes, teksa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga përplasja.
Hetimet për shkaqet e aksidentit po vazhdojnë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.