☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 79.68 ▼0.61%
ARI 3,616 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $60,034 ▼ -2.52% ETH $1,687 ▼ -2.34% XRP $0.9357 ▼ -0.32% SOL $70.9000 ▼ -2.29%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.68 ▼0.61 % ARI 3,616 ▼0.96 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.68 ▼0.61 % ARI 3,616 ▼0.96 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump kërkon përshpejtimin e ekzekutimeve në rastet e dënimit me vdekje

UASHINGTON, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump kërkon përshpejtimin e ekzekutimeve të personave të dënuar me vdekje në Shtetet e Bashkuara.

Ai udhëzoi dje Departamentin e Drejtësisë që të sigurojë zbatimin e dënimeve federale me vdekje pa vonesa të panevojshme.

Në direktivën e tij, Trump kritikoi proceset e gjata gjyqësore, të cilat sipas tij mund të zgjasin me vite, madje edhe me dekada, përpara se të ekzekutohet një vendim.

Ai argumentoi se këto vonesa pengojnë familjet e viktimave të gjejnë qetësi dhe të mbyllin një kapitull të dhimbshëm të jetës së tyre.

Nisma e presidentit amerikan vjen në një moment kur ai ka ashpërsuar kritikat ndaj guvernatorit demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom.

Ky i fundit synon të shndërrojë të 548 dënimet me vdekje në këtë shtet në burgim të përjetshëm.

Kalifornia nuk ka kryer ekzekutime prej shumë vitesh.

Dënimi me vdekje ka qenë prej kohësh një nga çështjet ku presidenti Trump ka mbajtur një qëndrim të vendosur në favor të zbatimit të tij.

Direktiva e fundit përforcon politikën e tij për përdorimin e dënimit kapital në sistemin federal të drejtësisë amerikane.

Sipas organizatës jofitimprurëse “Death Penalty Information Center”, dënimi me vdekje është ende i ligjshëm në më shumë se gjysmën e shteteve amerikane.

Gjatë vitit 2025, në të gjithë SHBA-në u ekzekutuan 47 persona, sipas të dhënave të kësaj organizate.

Ndërkohë, një sondazh përfaqësues i Qendrës Kërkimore Pew tregoi se 66% e amerikanëve mbështesin dënimin me vdekje për personat e dënuar për vrasje.

Megjithatë, 59% e të anketuarve besojnë se ky dënim nuk shërben si faktor parandalues ndaj krimeve të rënda. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.