☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 79.68 ▼0.61%
ARI 3,616 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $60,034 ▼ -2.52% ETH $1,687 ▼ -2.34% XRP $0.9357 ▼ -0.32% SOL $70.9000 ▼ -2.29%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.68 ▼0.61 % ARI 3,616 ▼0.96 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.68 ▼0.61 % ARI 3,616 ▼0.96 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Opinion

Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike | JavaNews.al

Nga Eduard Zaloshnja

Berisha ka disa javë që përsërit refrenin se të gjithë faktorët opozitarë, politikë apo jopolitikë, kanë si emërues të përbashkët mundjen e kandidatit të Ramës në garën e Tiranës. Dhe sipas tij, mjafton që të gjitha thyesat me këtë emërues të përbashkët të mblidhen, për të krijuar një shumatore me epërsi të madhe ndaj kandidatit të Ramës.

Po problemi është se zgjidhja nuk arrihet dot me një formulë kaq të thjeshtë aritmetike…

Kështu, ndër 500 mijë banorët e rritur të Bashkisë Tiranë, vetëm 300 mijë kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit bashkiake. 200 mijë të tjerë nuk kanë votuar as për kandidatin e Ramës, as për kandidatin e Berishës, e as për kandidatët e tjerë (Qorin, Bejkon, Dajtin, dhe Pernaskën). Pra këta 200 mijë mund të kandisen të votojnë një kandidat të ri, përtej PS-së, PD-së, dhe partive të vogla të garës së fundit bashkiake.

Dhe në fakt, sondazhet që kam drejtuar muajt e fundit kanë treguar se një masë stërmadhe e tiranasve janë gati të votojnë për një kandidat të tillë. Dhe në veçanti, një sondazh që kam drejtuar në terrenin e Tiranës urbane tregonte se kjo masë stërmadhe kishte një alergji të dukshme si ndaj Ramës edhe ndaj Berishës (simpatia për Qorin ishte tejet e kufizuar).

Kështu, ndër 6 udhëheqësit kryesor politikë të shekullit të fundit, gjysma e të anketuarve vlerësonin më shumë (në renditje kronologjike) Ahmet Zogun, Enver Hoxhën, Ramiz Alinë ose Fatos Nanon. Ndërkohë, ata kishin opinion negativ në veçanti si për Ramën edhe për Berishën. Madje ata u shprehën se nuk do të donin që as Rama dhe as Berisha t’u uleshin rastësisht në një tavolinë miqsh. Pra, alergjia e tyre shtrihej edhe te niveli personal…

Berisha mund ta arrijë marrëveshjen që po kërkon me Shehajn, Lapajn, Shehin, etj, por tiranasit e zakonshëm alergjikë ndaj Ramës dhe Berishës mund të mos bien dakord me një marrëveshje të tillë. E si përfundim mund të bëjnë atë që bënë në zgjedhjet e fundit bashkiake – të rrijnë në shtëpi…

Me pak fjalë, gjetja e një kandidati të vetëm opozitar për Tiranën nuk është një proces i thjeshtë aritmetik. Ai ngjan më shumë me një proces delikat kimik, ku elementët përbërës duhen përzjerë me kujdes, që të mos krijojnë reaksion ndaj njëri-tjerit. Se pastaj një pjesë e madhe e përzjerjes mund të avullojë…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.