☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 79.81 ▼0.45%
ARI 3,616 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $60,070 ▼ -2.58% ETH $1,688 ▼ -2.37% XRP $0.9373 ▼ -0.23% SOL $71.0000 ▼ -2.3%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.81 ▼0.45 % ARI 3,616 ▼0.97 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.81 ▼0.45 % ARI 3,616 ▼0.97 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

Milatoviq kërkon sërish seancën e Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, propozon 1, 2 ose 3 dhjetorin

Kabineti i presidentit të Malit të Zi propozoi tre data për seancën e Këshillit që nuk mblidhet që nga qershori; në rend dite kërcënimet hibride, sulmet kibernetike dhe situata aktuale e sigurisë.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka iniciuar sërish mbajtjen e seancës së Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, siç njofton Vijesti.

Kabineti i presidentit të shtetit, siç u bë e ditur, ka propozuar tre data për mbajtjen e seancës: 1, 2 ose 3 dhjetorin.

Nga Kabineti kujtojnë se Milatoviqi më 28 gusht kishte iniciuar një seancë urgjente të Këshillit, pas informacioneve të bëra publike për kërcënime serioze të sigurisë ndaj Malit të Zi. Seanca e propozuar atëherë nuk u mbajt, ndërsa Këshilli nuk është mbledhur që nga qershori.

“Presidenti Milatoviq ka propozuar një rend dite që përfshin këto pika: 1) Informacion mbi kërcënimet aktuale hibride ndaj sigurisë së Malit të Zi, me vështrim mbi vlerësimin e rrezikut dhe masat mbrojtëse të ndërmarra; 2) Informacion mbi sulmet kibernetike ndaj institucioneve të Malit të Zi, me vështrim mbi vlerësimin e rrezikut dhe masat e ndërmarra; 3) Informacion mbi situatën aktuale të sigurisë në Mal të Zi; 4) Çështje rrjedhëse të propozuara nga Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në njoftim, raporton Vijesti.

Ashtu si në nismën e mëparshme, Milatoviqi ka kërkuar që, përveç anëtarëve të Këshillit, në seancë të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për siguri, mbrojtje, luftë kundër krimit dhe politikë të brendshme, Aleksa Beçiq, ministri i Brendshëm Danilo Sharanoviq, ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq, ministri i Drejtësisë Bojan Bozhoviq, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Ivica Janoviq dhe drejtori i Drejtorisë së Policisë Lazar Shçepanoviq, në mënyrë që t’u paraqesin anëtarëve të Këshillit një vlerësim të plotë të situatës aktuale të sigurisë dhe informacion të saktë për të gjitha çështjet e rendit të ditës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.