Aksident me vdekje në Tiranë/ Motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar i mjetit
Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesditën e kësaj të diele në Tiranë, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.