Kronika
Aksident në minierën e Bulqizës, 25-vjeçari rrëzohet bashkë me fadromën
Plagoset aksidentalisht teksa punonte me fadromë një 25-vjeçar në Bulqizë. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë, ndërsa mësohet se 25-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte. Fadroma është përmbysur në rrugë duke e zënë poshtë të riun.
Emri i të plagosurit rëndë është Sokol Disha.
Sipas të dhënave nga vendngjarja i riu ka marrë plagë të rënda, e duke qenë se në spitalin e Bulqizës nuk i kanë dhënë shumë shpresë e kanë transportuar urgjentisht drejt spitalit të Traumës në kryeqytet me helikopter.