☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.93 ▼0.22%
ARI 4,133 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,565 ▲ +2.71% ETH $2,425 ▲ +4.35% XRP $1.3226 ▲ +3.3% SOL $96.4900 ▲ +3.26%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.93 ▼0.22 % ARI 4,133 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.93 ▼0.22 % ARI 4,133 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

Aksident tragjik në Hungari! Përmbyset autobusi me turistë polakë, 12 të vdekur dhe 10 të plagosur

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 10 të tjerë janë plagosur pas përmbysjes së një autobusi polak në një autostradë në lindje të Hungarisë.

Aksidenti ndodhi në orët e para të së dielës, pranë qytetit Mezőkeresztes. Sipas policisë, autobusi po udhëtonte në autostradën M3 në drejtim të qytetit Nyíregyháza, kur doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal duke u përmbysur.

Agjencia shtetërore e lajmeve MTI raportoi se në autobus ndodheshin 57 pasagjerë dhe dy drejtues mjeti.

Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë autobusin e përmbysur në një kanal. Xhamat e tij janë thyer, ndërsa bagazhet dhe valixhet e pasagjerëve janë shpërndarë përreth.

Sipas policisë hungareze, autobusi doli nga një segment i drejtë i autostradës dhe përfundoi në kanal. Hetimet paraprake sugjerojnë se drejtuesin e autobusit mund të jetë përgjumur në timon.

Shoferi është arrestuar nga autoritetet, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, reagoi përmes një postimi në X, duke shprehur dhimbjen për ngjarjen tragjike dhe humbjen e jetëve të qytetarëve polakë.

Edhe ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski, e cilësoi ngjarjen një “aksident tragjik”. Ai tha se shërbimi konsullor është në funksion dhe se autoritetet polake janë në kontakt me ato hungareze.

Ministria e Jashtme e Polonisë ka deklaruar se do të publikojë vetëm informacionet e verifikuara lidhur me ngjarjen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.