🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.91 ▼0.24%
ARI 4,129 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,376 ▲ +2.83% ETH $2,418 ▲ +4.95% XRP $1.3147 ▲ +3.17% SOL $95.9300 ▲ +3.05%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.91 ▼0.24 % ARI 4,129 ▲1.37 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.91 ▼0.24 % ARI 4,129 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

I dënuar me dy vite burg dhe në arrati, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit! GJKKO e shqyrton so

Gjykata e Posaçme shqyrton sot kërkesën e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për parashkrimin e dënimit me dy vite burgim, të dhënë ndaj tij në vitin 2021 për fshehje pasurie.

Afro pesë vite pas vendimit të formës së prerë, Llalla kërkon që dënimi të konsiderohet i parashkruar, duke argumentuar se ka kaluar një periudhë sa dyfishi i kohëzgjatjes së dënimit pa e vuajtur atë.

Ky është një argument që është përdorur edhe nga persona të tjerë të dënuar, të cilët, duke iu shmangur drejtësisë, kanë qëndruar në kërkim deri në plotësimin e afateve të parashkrimit.

Gazetarja Anila Hoxha, raporton se seanca është njoftuar të mbahet në orën 08:45 dhe do të ketë si relatore gjyqtaren e Posaçme, Etleva Deda.

Në procesin e sotëm, Llalla nuk pritet të jetë i pranishëm, pasi vijon të jetë person në kërkim, deri në një vendimmarrje tjetër të drejtësisë. Në seancë pritet të marrë pjesë vetëm avokati i tij.

Gjatë hetimeve ndaj tij, në kulmin e procesit, Llalla u largua drejt Italisë. Megjithatë, çështja penale vijoi të shqyrtohej në Shqipëri. Ai u arrestua në Itali dhe u la nën masa mbikëqyrjeje, por nuk iu dorëzua autoriteteve shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.