☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.02 ▼0.11%
ARI 4,135 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,594 ▲ +2.85% ETH $2,425 ▲ +4.61% XRP $1.3243 ▲ +3.49% SOL $96.6800 ▲ +3.66%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.02 ▼0.11 % ARI 4,135 ▲1.52 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.02 ▼0.11 % ARI 4,135 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Franca përgatitet për një tjetër valë protestash, kërkohet rritja e pagave

PARIS, 5 nëntor /ATSH-AFP/- Sindikatat franceze kanë thirrur protesta të reja për ditën e sotme, me qëllim kërkimin e rritjes së pagave dhe kundërshtimin e shkurtimeve të shpenzimeve sociale. Ato po mobilizohen gjithashtu për një grevë të përgjithshme, ndërsa autoritetet presin që në protesta të marrin pjesë disa qindra mijëra persona.

Një numër i madh forcash policore pritet të angazhohet për të parandaluar përsëritjen e akteve të dhunës, të cilat u shënuan gjatë protestave të mëparshme në mesin e tetorit.

Punonjësit e sektorit publik pritet t’i bashkohen thirrjes për grevë, por ende nuk është e qartë se sa do të ndikohen udhëtimet dhe lëvizja e personave që shkojnë në Francë.

Kompania shtetërore e hekurudhave SNCF parashikon vetëm ndërprerje të vogla në shërbimet e trenave në distanca të gjata, sipas raportimeve të medieve.

Ndërkohë, fillimisht nuk ishte e qartë nëse greva e shpallur nga kontrollorët e trafikut ajror do të shkaktonte ndërprerje të konsiderueshme të fluturimeve. Metroja e Parisit pritet të funksionojë normalisht.

Lëvizja e Jelekë Verdhëve, si dhe organizatat e nxënësve dhe studentëve, kanë mbështetur thirrjen për protesta. Gjatë tri të shtunave të fundit, ato organizuan demonstrata kundër rritjes së kostos së jetesës dhe në mbështetje të përmirësimit të arsimit.

Ndërkohë, qeveria po përpiqet të arrijë një kompromis me protestuesit. Ministri i Ekonomisë, Roland Lescure, tha për televizionin BFMTV se qeveria po shqyrton mundësinë e një rritjeje të mëtejshme të pagës minimale, përtej rritjes që është parashikuar tashmë për janarin e vitit 2027.

“Paga minimale lidhet me dy çështje, nivelin e saj dhe kohën kur do të rritet. Në ditët në vijim do të jemi në gjendje të njoftojmë diçka”, deklaroi ministri. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.