Kronika
Aksidenti i Kavajës, arrestohet një tjetër zyrtar i ARRSH-së
Një tjetër zyrtar i ARRSH-së arrestohet si përgjegjës për aksidentin e Kavajës ku humbën jetën dy të mitur.
Prokuroria e Kavajës ka nxjerrë urdhër arresti për Lekë Tushajn, drejtori i sigurisë dhe cilësisë në Autoritetin Rrugor Shqiptar Kavajë.
Sipas prokurorisë edhe Tushaj është në hetim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Shkak i aksidentit në Kavajë ka qënë prishja e trafikndarëses dhe për këtë një ditë më parë u arrestuar edhe dy zyrtarë të tjerë të ARRSH-së, Dritan Fejzo, drejtori juridik i ARRSH-së, dhe Bib Gjomakaj, drejtori rajonal i Autoritetit Rrugor të Tiranës.