🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 01 July 2026
S&P 500 7,499 ▲0.79%
DOW 52,319 ▲0.26%
NASDAQ 26,214 ▲1.52%
NAFTA 68.74 ▼1.09%
ARI 3,997 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $58,892 ▼ -0.86% ETH $1,580 ▼ -0.39% XRP $1.0455 ▲ +0.14% SOL $75.3200 ▲ +1.98%
S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 68.74 ▼1.09 % ARI 3,997 ▼1.03 % S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 68.74 ▼1.09 % ARI 3,997 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
01 Jul 2026
Breaking
Kronika

Aksidenti i rëndë në autostradë, Spitali i Traumës del me njoftim të ri për gjendjen e të plagosurve

Spitali Universitar i Traumës ka dalë me një njoftim të ri përsa i përket gjendjes së të plagosurve pas aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën drejtuesi i autobusit.

Sipas spitalit, 5 pacientë të cilët u paraqitën në gjendje më të stabilizuar, kanë lënë ambientet e spitalit, ndërkohë një person tjetër pritet të largohet gjatë ditës së sotme.

Lidhur me gjendjen e të miturve të lënduar në këtë aksident, spitali njofton se fëmija 8-vjeçar ndodhet aktualisht në Reanimacionin e Spitalit Universitar të Traumës, ku po monitorohet dhe paraqitet me parametra jetësorë stabël. Nga ana tjetër, fëmija 14-vjeçar, i cili ka pësuar dëmtime në gjymtyrët e poshtme, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në pavion.

Në gjendje më të rëndë shëndetësore, për shkak të dëmtimeve të shumta të marra nga përplasja, paraqitet një shtetase vietnameze me nënshtetësi çeke, 56 vjeçe. Ajo ndodhet në Reanimacion nën monitorim intensiv, por me parametra jetësorë stabël. Po ashtu, pjesë e të plagosurve nën monitorim intensiv është edhe një shtetase çeke me origjinë vietnameze, 20 vjeçe.

Për sa i përket të gjithë pacientëve të tjerë që ndodhen ende në observimin e Urgjencës dhe që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, Spitali i Traumës konfirmon se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe do të vijojnë të qëndrojnë në monitorim të rreptë mjekësor.

Njoftimi i plotë i Spitalit:

Spitali Universitar i Traumës njofton se ekipi multidisiplinar i SUT ka qenë në gatishmëri dhe ka ndjekur në dinamikë pacientët e përfshirë në aksidentin e ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës.

5 pacientë, të cilët ditën e djeshme janë paraqitur koshientë dhe më të stabilizuar, pas trajtimit mjekësor sipas protokolleve përkatëse, janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, me këshillë nga mjeku.

Gjithashtu, pritet që edhe një pacient tjetër të largohet nga spitali gjatë ditës, jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillë nga mjekët.

I mituri 8-vjeçar ndodhet në Reanimacionin e SUT, me parametra jetësorë stabël.

Gjithashtu, në Reanimacion ndodhet edhe një shtetase vietnameze me nënshtetësi çeke, 56 vjeç, e cila është në monitorim intensiv. Ajo paraqitet me parametra jetësorë stabël, por në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të dëmtimeve të shumta të marra.

Fëmija 14-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në pavion, nën kujdesin e stafit mjekësor, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Sa i përket pacientëve që ndodhen ende në observimin e Urgjencës dhe që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe do të vijojnë të qëndrojnë në monitorim intensiv. Ndër ta është edhe një shtetase çeke me origjinë vietnameze, 20 vjeç.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.