☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.50 ▲0.38%
ARI 4,168 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,447 ▼ -0.65% ETH $2,506 ▼ -1.25% XRP $1.3718 ▼ -0.59% SOL $107.3800 ▼ -1.49%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.50 ▲0.38 % ARI 4,168 ▼0.23 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.50 ▲0.38 % ARI 4,168 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Aksidenti tek “rruga e plastikave” në Shkup, Prokuroria kërkon paraburgim për 31 vjeçarin

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari 31-vjeçar në orët e mbrëmjes po drejtonte një automjet Audi A4 në bulevardin “Nikola Karev”. Kur arriti në kryqëzimin me rrugën “Prohor Pçinski”, ai nuk e respektoi sinjalizimin rrugor dhe kaloi mbi vijën e dyfishtë të plotë, duke hyrë në korsitë e qarkullimit për automjetet që vinin nga drejtimi i kundërt, me qëllim kthimin majtas në kryqëzim.

Po ashtu, në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë në Komunikacion, ai drejtonte automjetin nën ndikimin e substancave narkotike.Duke mos respektuar rregullat e komunikacionit, i dyshuari ka rrezikuar me vetëdije sigurinë publike dhe jetën e njerëzve. Me pjesën e përparme të automjetit ai u përplas me një motoçikletë BMW, ndërsa në pjesën e pasme të automjetit u përplas një motoçikletë Honda HDV, të cilat po lëviznin paralelisht nga drejtimi i kundërt.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motoçikletës BMW pësoi lëndime të rënda trupore, nga të cilat ndërroi jetë.

Duke marrë parasysh rrezikun e arratisjes, mundësinë për të ndikuar te dëshmitarët ose për të përsëritur veprën, prokurori publik i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.