Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 54-vjeçari paraqitet në spital
Një 54-vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë në rrugën “Josif Pashko” në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me inicialet G. A. është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital mëngjesin e 14 tetorit, rreth orës 06:50. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.