Kronika
Aksidentohet një furgon i policisë në Kamëz, vdes një efektiv, plagosen 2 të tjerë
Një efektivë policie ka vdekur, ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së dielës në një aksident automobilistik pranë shkollës “Ibrahim Rugova në Kamëz.
Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete, ku një prej të cilave ishte edhe një furgon i komisariatit nr.5 të policisë, i cili ishte në patrullim.
Policia ka bërë të ditur se efektivi që ka ndërruar jetë në spital është E. Haxhia rreth 40 vjeç, ndërsa dy policët e tjerë të plagosur u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta.