🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 104.97 ▼0.81%
ARI 4,365 ▲0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,824 ▼ -2.43% ETH $2,403 ▼ -3.89% XRP $1.2976 ▼ -8.41% SOL $97.2600 ▼ -4.29%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.97 ▼0.81 % ARI 4,365 ▲0.73 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.97 ▼0.81 % ARI 4,365 ▲0.73 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Rajoni

Borisov: Shkupi do të ketë pasoja për përdhosjen e përmendores bullgare

Kryeministri maqedonas Emil Dimitriev dje në Vjenë e siguroi homologun e tij bullgar, Bojko Borisov se autoritetet maqedonase do të reagojnë ndaj përdhosjes së pllakës përkujtimore të ushtarëve bullgarë në Kajmakçallan, që e bëri gazetari Milenko Nedelkovski, shkruan portali bullgar “Novinite”, transmeton META.

“Nuk dua të komentoj” – u tha Borisov gazetarëve pas takimit në Vjenë.

Megjithatë, Borisov paralajmëroi se “derisa ata i thejnë monumentet bullgare me çekan … do të kenë pasoja të padëshiruara”.

Portali pohon se Borisov aludon në autoritetet maqedonase kur përdor fjalën “ata”:

“Kur të kenë nevojë për ndihmë, nuk do të marrin. Nuk kemi pritur që dikush të na luste, por menjëherë dërguam ujë dhe ushqim (si përgjigje ndaj përmbytjeve në gusht në Shkup dhe Tetovë) dhe të gjithë qytetarët ishin të kënaqur. Të mërkurën, qeveria miratoi 300,000 leva (150.000 euro) ndihmë financiare për ta. A kjo është ajo që ne e meritojmë për marrëdhëniet tona vëllazërore? A do të kontribuojë kjo për miqësinë tonë? A e ndihmon kjo integrimin e Maqedonisë në BE? Nesër ne do të jemi ata që do të duhet të votojnë për hyrjen e tyre në BE”, tha Borisov.

Gazetari shovinist Nedelkovski, i njohur si përkrahësi më i madh i Nikolla Gruevskit dhe si urrejtës i madh i shqiptarëve, të enjten u ngjit në majën e malit Kajmakçallan dhe me çekan theu pllakën përkujtimore kushtuar ushtarëve bullgarë të rënë në Luftën I Botërore.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dje i bëri thirrje Bullgarisë të respektojë procedurat ndërkombëtare për vendosjen e monumenteve.

“Presim nga miqtë tanë nga Republika e Bullgarisë që t’i respektojnë procedurat ndërkombëtare për vendosjen e shenjave përkujtimore. Njëkohësisht, presim që të gjitha institucionet t’i dekurajojnë të gjithë ata që jolegalisht vendosin përmendore në territorin e shtetit tjetër, e që mund të jenë cak i akteve të dhunës ose të shkaktojnë ndjenja negative te qytetarët”, thuhet në reagimin e MPJ-së maqedonase.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.