Politika

Aksioni i INUK, PD: Urdhërat e Ramës paralizojnë bizneset dhe familjet

bogdani1Partia Demokratike ka akuzuar qeverine dhe INUK per demin e madh qe po u shkakton bizneseve dhe familjeve me arbitraritetin me te cilin po veprohet per shembjen e ndertimeve. Deputeti Bogdani ka zhvilluar sot nje takim me banore te Tiranes dhe tregtare, te cilet kane ndare me te shqetesimin per situaten ne te cilen ndodhen.

Sipas Bogradnit, banore në Bulevardin “Zhan Dark” dhe Bulevardin “Bajram Curri”, ankohen per prishjet selektrive.

“Para disa ditësh ai prishi të gjitha hyrjet në bizneset e katit të dytë dhe të parë. Së pari, një prishje selektive, një prishje pa njoftim, një prishje pa marrë parasysh që këto biznese punësojnë familje, shqiptare, këto biznese mbajnë me bukë familje shqiptare. Mbi të gjitha, është një prishje që shkon në kundërshtim me një vendim që ai vetë e ka dhënë dhe e ka firmosur, kur flet për unifikimin e fasadave të të gjitha këtyre fasadave. Eshtë firma e Edi Ramës me të cilën banorët kanë ndërtuar këto biznese dhe është urdhëri i Edi Ramës, fjala e tij në këtë rast, me të cilën i prish. Ky kryeministër nuk ka ardhur për të krijuar 300 mijë vende pune por për t’i mbyllur ato sepse këtu familjet shqiptare mbajnë me bukë familjet e tyre, dhe të punësuarit, dhe sot këto biznese janë në ajër. Janë në ajër sepse nuk kanë si të ngjiten në shkallët e tyre. E njëjta gjë me bizneset e katit të parë. Kjo tregon një mentalitet të pashpirt të një njeriu që mesa duket nuk i do të mirën qytetarëve shqiptarë sepse vazhdon ti rëndojë, jo vetëm me rritjen e çmimit të energjisë, çmimin e naftës, por sot edhe me prishjet pa kriter dhe me prishje selektive”, u shpreh Bogdani.

Nderkohe vete banoret kane denoncuar këtë aksion të INUK. ”Unë jam invalid dhe nuk kam si të hip tani pa shkallët në shtëpi. Të paktën të më lajmeronin disa ditë përpara. Nuk kam me çfarë ta rregulloj se vetëm pension kam”, u shpreh një banor i zonës.

Një banor tjetër shprehet se: “Edi Rama në 2003 na dha një leje ne, siç u bë dhe në krahun tjetër. Këtu na thanë për fasadën. Tani nuk di kush mund ta ketë fajin, unë apo Edi, por unë nuk kam nga të hyj në shtepi. Na dha Edi Rama lejen për shkallën dhe tani s’kemi ku të futemi”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button